14 May 2018 / 20:09
Gjykata penale refuzoi propozimin e avokatëve të Nikolla Gruevskit për kryerjen e ekspertizës së bisedave të përgjuara për blerjen e Mercedesit të blinduar luksoz, 600 mijë eurosh. Prokuroria Speciale i paraqiti gjykatës dëshmi të reja për këtë rast dhe ato u pranuan. Në mesin e dëshmive, të mbrojtjes që u pranua ishte dokumenti mjekësor i paraqitur nga ish-ndihmës ministri për Prokurime publike në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski. Me të, mbrojtja synon ta dëshmojë shëndetin e rënduar të Poposkit. Rastit Tank po i afrohet fundi, dhe fjalët përmbyllëse të mbrojtjes dhe PSP-së janë caktuar për të enjten.


