11 May 2018 / 12:23
Nga muaji qershor do të ketë paga edhe për specializantët privat të cilët mbetën jashtë listës së kolegëve të tyre të cilët kanë filluar të marrin paga. Ministri i Shëndetësisë Filipçe tha se kompensimin e parë specializantët do ta marrin për muajin maj ndërkaq premtoi se nuk do të lejojë më që mjekët e rinjë gjatë specializimit të punojnë pa pagesë.
E kemi përshpejtuar procesin e gjetjes së mjeteve për pagesën e këtyre specializantëve. Dje pata takim me kryeministrin, bëhet fjalë për shumë prej 23 milion denarësh të cilat ne do i sigurojmë gjatë javës së ardhshëm apo pas saj. Besoj se nga muaji qershor do të paguhet rroga e majit – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Deklarata e Filipçes erdhi pas tubimit të specializantëve përpara ministrisë së Shëndetësisë të cilët kërkonin që zgjidhjet e ofruara nga ministri të precizohen. Gjatë mbledhjes së djeshme me ministrin, specializantëve i u është thënë se një pjesë e tyre do të përfshihen në pagesë prej 26.000 denarësh dhe një pjesë tjetër do të punësohen. Ata kërkojnë që t’ju qartësohet mënyra se si planifikon ministria ta zgjidh statusin e tyre dhe të binden se zgjidhjet e ofruara nuk janë premtime boshe.
Për ne mbetet e paqartë si do të garantohej punësimi i specializanëtve privat nëpër Klinikat shtetërore. A do të ketë konkurs për punësim dhe derisa do të ekzistojë i njejti a do të jetë për të gjithë mjekët e mjekësisë së përgjithshme apo vetëm për specializantët privat të konkursit të janarit 2018. 2:45 Si të ketë siguri dhe besim tek specializantët se kjo do të zgjidhet përmes punësimit kur deri tani na është thënë se nuk mund të ndahen 26,000 denarë për paga ndërsa ofrohet zgjidhje përmes punësimit të cilët do kenë paga shumë më të madhe se 26,000 denarë – tha Marko Kostovski, Specializant Mikrobiologji
Nuk ekziston marrëveshje konkrete për punësim, nga ministria e Shëndetësisë nuk precizojnë cilat janë kushtet e punësimit. Edhe njëherë e shfrytëzojmë rastin t’i kërkojmë ministrit të Shëndetësisë ta përshpejtojë këtë proces dhe ta rrumbullakësojmë këtë çështje të rëndësishme për jetën tonë – u shpreh Aleksandra Georgieva, Specializante Mjekësi Interne.
Për ne mjekët të cilët jemi në specializim privat secila ditë e kaluar në kësi statusi të pa definuar është frustrim. Përsëris, paga patjetër të ketë për të gjithë edhe atë në të njëjtën kohë sepse pavarësisht se jemi mjekë të rinjë, ne kryejmë punë nëpër Klinika. Kjo gjeneratë që po shihni këtu jemi mjekë të cilët në konkursin tonë jemi me mesatare 9 – tha Elmedina Asani, Specializante Neurokirurgji.
Ky grup i specializantëve privat mbeti jashtë listës së specializantëve tjerë që u përfshinë në pagesë, pasi ministria listën e kishte përpiluar përpara muajit mars të këtij viti, kur ky grup i specializantëve ishin regjistruar për studime. Ndryshe, Maqedonia ka mungesë të theksuar të mjekëve. Gjithë vendi ka mungesë prej mbi 380 mjekëve, ndërsa vetëm në Shkup mungojnë rreth 150 mjekë të cilët duhet të ishin të angazhuar nëpër Klinikat e vendit.
Vjollca Aliti


