12 May 2018 / 10:00
Sot në Athinë do të zhvillohet takim mes shefave të diplomacisë së Maqedonisë dh Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic. Këto takime u paralajëmruan në kuadër të konferencës së vendeve nga grupi i Vishegradit dhe vendet e Ballkanit.
Ngelet të shihet se kësaj here të dy palët a do t’i përafrojnë qëndrimet dhe se a do t’i tejkalojnë dallimet në çështjet më problematike.
Takimi i sotëm mes shefave të dy vendeve pritet që të lehtësojë takimin mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Tsipras që më 17 maj do të zhvillohet në kuadër të Samitit BE-Ballkani perëndimor në Sofje të Bullgarisë.


