11 May 2018 / 15:00
Në fillim të seancës së sotme gjyqësore për rastin “Toplik”, avokatët e të pandehurit të parë Mile Janakieski kërkuan që një ekspert të analizojë bisedat e përgjuara për këtë rast, që janë dëgjuar në seancat e mëparshme. Sipas avokatëve, ka dyshim se ato janë ndryshuar, pasi kjo është këshilluar nga një këshilltar teknik. Seanca vazhdoi pasdite me paraqitjen e dëshmive. “Toplik” i referohet shitjes së një parcele ndërtimi për ndërtimin e vendbanimit “Qyteti i diellit” në anën e pasme të malit Vodno në komunën Sopishte.


