Burns: Pasojat e lajmeve të rrejshme, pas disa viteve

Strategu mediatik Erik Burns nga SHBA-të, vlerëson se pasojat e lajmeve të rrejshme do të kuptohen pas disa vitesh. Ai madje shprehet pesimist se ligji i ri për mbrojtje të të dhënave që po përgatit Bashkimi Evropian, do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit me lajmet e rrejshme. Sipas tij, lajmet e rrejshme po marrin hov dita ditës edhe nëpër mediume më të mëdha, duke rritur njëtrajtshëm edhe propoagandën dhe përçarjen e elektorateve të partive. Strategu Burns këtë e tha në një intervistë të dhënë për Radio Evropa e Lirë.

Nuk mendoj se jemi në dijeni për pasojat e lajmeve të rrejshme. Mendoj se secili njeri që e njohim në Ballkanin Perëndimor dhe SHBA, ka nevojë për shpjegim të asaj që po ndodh në mbar botën sot, ndërsa këtë dukuri nuk e kemi pasur para 5 vitesh. Mendoj se në lidhje me lajmet e rrejshme mund të tërhiqet një linjë e drejtpërdrejtë, nuk po flasim vetëm për Donald Trump ose Bregzitin, por ndikimi i lajmeve të rrejshme mundëson ndodhinë e gjërave të ndryshme që na shumë kohë më vonë arrijmë t’i kuptojmë. Në 10 vitet e fundit kam parë se si disa mediume konzervative të cilët janë të djathtë, hapur e mbështesin këtë progapagandë dhe bëjnë ndarje të elektoratit – tha Erik Burns, Strateg mediatik – SHBA.

TAGS