7 May 2018 / 13:30
Në Gjykatën Penale filloi seanca gjyqësore për rastin “Ryshfeti” ku i dyshuar kryesor është kryeministri Zoran Zaev i cili akuzohet se gjatë kohës që udhëhiqte me Komunën e Strumicës ka kërkuar ryshfet nga biznesmeni Ivan Nikollov – Saçevsliev për privatizimin e tokës së komunës.
Me pyetjet filluan avokatët e Zoran Zaevit ndërsa kryeministri tha se privatizimi ishte në pajtueshmëri me ligjin për tokën shtetërore.
“Kompanitë e tij bashkëpunonin me kompanitë e familjes sime. Djali i tij është shok me kushëririn tim të parë. Si kryetar i Strumicës iu kam shërbyer të gjithë qytetarëve dhe biznesmenëve. Gjatë periudhës 12 vjeçare nuk kishte asnjë problem”, u shpreh Zoran Zaev.
Kryeministri u përgjigj vetëm në dy pyetje për shkak të paraqitjes së problemeve teknike me kompjuterin. Gjykatësi dha 15 minuta pushim që të rregullohen prblemet teknike.


