5 May 2018 / 16:02
Deponia Drislla vazhdon të paraqes problem të madh për banorët që jetojnë në afërsi të saj. Banorët e fshatrave përreth si Draçevë, Batincë, Lisiçe protestuan sot kundër deponisë Drislla. Ata thonë se kohëve të fundit mbeturina sillen nga qytetet e tjera të vendit gjë që dëmton edhe më shumë ambientin e tyre dhe rrit nivelin e ndotjes dhe kundërmon erë e keqe. Këta banorë apelojnë deri tek institucionet komunale që të ndërmarrin masa, sepse sipas tyre rajonit përreth Drisllës i kanoset bombë ekologjike.
“Ditëve të fundit ndodh që mbeturinat barten nga Tetova, nga Gostivari, Struga që do të thotë se kjo deponi e jonë do të shëndrrohet në deponi të krejt shteti. Me këtë rritet kapaciteti I ndotjes të vendit tonë. Dua të apeloj deri tek qeverisjet lokale, deri tek Komuna e Kisella Vodës, Studeniçanit, Sopishte. Këshilltarët të cilët I ka zgjedhur populli të kujdesen për kushte më të mira dhe tu dalin në mbrojtje këtyre banorëve sepse kjo po shndërrohet tashmë në një katastrofë ekologjike”.
“Me sjelljen e mbeturinave nga qytetet tjera të shtetit edhe më shumë rritet niveli I ndotjes. Mendoj që nuk funksionon në mënyrë teknike ashtu siç duhet”.
“Për Drisllën protestojmë, kundër Drisllës sepse sillen mbeturinat nga gjithandej, nga Tetova, nga Gostivari, Struga. Tek ne ka nivel më të lartë të ndotjes Na pengon shumë, kundërmon shumë në mbrëmje nuk rrihet nëpër oborre”.


