3 May 2018 / 14:46
Grupet e punës mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së po punojnë në harmonizimin e Ligjit për procedurë penale dhe Ligjit mbi Prokurorinë Publike. Deputetët opozitarë nuk japin detaje, por burime nga grupet e punës shpjegojnë se dallimet janë akoma të theksuara. Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, negociatat kanë ngecur rreth harmonizimit të Ligjit për procedurën penale me Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Dallim ka edhe në Ligjin mbi Prokurorinë Publike. Edhe nga LSDM nuk japin informacion, megjithatë, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehet se ligjet në fjalë janë harmonizuar dhe se së shpejti do të vendosen në rend dite.
Ka harmonizim me opozitën, momentin që do të vazhdohet seanca do të vendoset në votim. Zaten ditë më parë ligjet që u votuan u mbështetën edhe nga opozita – u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Xhaferi ditë më deklaroi se partitë janë duke negociuar edhe për Ligjin mbi përmbaruesit, por deputetët opozitarë në rrethana anonime shpjegojnë se për këtë ligj as nuk është diskutuar në grupet e punës. Veç ligjeve të lartpërmendura, dallimet mbeten në Kodin Zgjedhor, Ligji mbi Prokurorinë Publike, respektivisht mënyra e zgjedhjes dhe e shkarkimit të kryeprokurorit. Opozita kërkon që zgjedhja e të parti të organit akuzës të bëhet me 2/3 e votave, kërkesë këtë të cilën LSDM-ja e kishte që kur ishte në opozitë. Partitë shprehen pesimiste rreth arritjes së një konsensusi të tillë.
Adrian Kerimi


