30 April 2018 / 17:06
Nga viti i ardhshëm shkollor, 80 nxënës të shkollës së mesme elektroteknike “Mihajllo Pupin” do të mësojnë në bazë të programit mësimor të profilizuar në bazë të nevojave të gjashtë kompanive në Maqedoni. Gjithashtu, 57 nxënës të kësaj shkolle do të kenë të garantuar punësimin në këto kompani menjëherë pas përfundimit të shkollimit të mesëm. Këtë e paralajmëruan sot ministrja e arsimit Renata Deskovska dhe drejtori i shkollës në fjalë Eftim Pejkovski gjatë firmosjes së memorandumit për bashkëpunim me gjashtë kompanitë e vendit. Një projekt i ngjashëm ka nisur të realizohet edhe me EVN Maqedoni nga muaji shtator i vitit të kaluar.


