27 April 2018 / 15:46 Derisa motivi për natën e përgjakshme të 27 prillit të vitit të kaluar është në zbardhje e sipër, viktimat e dhunës gishtin e drejtojnë tek policia dhe ish shefi i shtabit operativ Mitko Çavkov.. Sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, 27 prilli dëshmoi se shteti ishte i kapur ndërsa policia ishte në shërbim të interesave partiake. Zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vunë në pah keqpërdorimet e Ministrisë së Brendshme për qëllime partiake. Ato nuk do të ndodhnin sikur të ekzistonte kontroll i pavarur ndaj ministrisë, për çka reformat tanimë janë…
Author: almakos
27 April 2018 / 15:32 Në komisionin për shëndetësi deputetët i dhanë dritë jeshile ndryshimeve në ligjin e barnave dhe pajisje mjekësore. Por deputetët e opozitës kanë dyshime për manipulimet e mundshme dhe favorizimet për kompanitë të cilat importojnë ilaçe. Kjo mënyrë e sigurimit të certifikatave më duket se do të jetë shumë e rëndë dhe do të favorizojë kompani të caktuara të cilat importojnë ilaçe ndërsa tjera do të eliminojë. Kjo procedurë na çon në krijimin e monopoleve në Maqedoni. A do të munden importuesit në Maqedoni të sigurojnë certifikata të tilla sepse ato nuk janë për përdorim masiv.…
27 April 2018 / 14:41 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi sot theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të shpallet në Gazetën Zyrtare, por nuk precizoi se kurë. “Nuk jam i ngarkuar me kohën se kur do ta lëshoj Ligjin në Gazetën Zyrtare”, deklaroi Talat Xhaferi.
27 April 2018 / 14:07 Pas një orë të marrjes në pyetje, me dyer të mbyllura, në Gjykatën Supreme të Greqisë, në Athinë, përfundoi seanca rreth ankesës së parashtruar për ekstradim të Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit. Vendimin Gjykata do të bëjë të ditur, më 18 maj. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, disa minuta pas orë 11.30 sipas kohës lokale, filloi seanca për Grujevskin dhe Boshkovskin, pasi paraprakisht kaluan të gjitha të tjerët më shumë se 20 raste nga rendi i ditës. Debati zgjati një orë. Salla gjyqësore u zbraz për shkak të kërkesës nga muaji i kaluar…
27 April 2018 / 13:30 “Zhvillimet e 27 prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë vunë në pah keqpërdorimet e Ministrisë së Brendshme për qëllime partiake. Ato nuk do të ndodhnin sikur të ekzistonte kontroll i pavarur ndaj ministrisë, për çka reformat tanimë janë në rrjedh e sipër dhe disa zgjidhje ligjore veçmë janë miratuar ndërsa disa të tjera janë në procedurë parlamentare”, kështu u shprehën pjesëmarrësit në debatin “Avokati i Popullit mes kompetencave sociale dhe kapaciteteve: kontroll i jashtëm qytetar ndaj punës së policisë”, që sot u mbajt në Shkup.
Me rastin e një vjetorit të zhvillimeve të dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Aleanca për shqiptarët organizoi një protestë para Kuvendit. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2145490672158440/
27 April 2018 / 11:14 “Pas një lajmi të mirë të Komisionit Evropian për rekomandim të pastër në këtë vizit shohim edhe një inkurajim por edhe përgjegjësi për RM. Dolëm nga një krizë politike dhe u kthyem në rrugën që po ndjekin gjitha vendet e BE-së. Kemi dhënë maksimumin brenda këtyre 10 viteve. Zaev përmendi edhe përfshirjen e opozitës në proceset reformuese.Me kthimin e opozitës në Kuvend mundësohet edhe realizimi i ligjeve reformuese, përfshi edhe ato që kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe mediat. Reformat do të jenë më konkrete dhe më efikase. Me gjithën energjinë tonë hyjmë në aktivitete…
27 April 2018 / 10:38 Për shkak të takimit të presidentëve të vendeve të Procesit Brdo – Brioni në Shkup, është caktuar shkalla e parë e sigurisë, edhe në tokë dhe qiell. Helikopterë të policisë po fluturojnë mbi kryeqytet, por po aplikohet edhe regjim i posaçëm i komunikacionit, duke bllokuar disa rrugë. Në takimin që organizohet nën patronatin e presidentit Gjorgje Ivanov që zhvillohet në Aleksandar Palace marrin pjesë shtatë presidentë dhe një kryeministër nga vendet e Ballkanit Perëndimor: Presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq, Borut Pahor i Sllovenisë, Aleksandar Vuçiq i Serbisë, Ilir Meta i Shqipërisë, Filip Vujanoviq i…
27 April 2018 / 9:54 Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 3” ku të akuzuar janë koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi dhe anëtari i komisionit zgjedhor komunal të Çairit, Ismet Guri. Deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.
27 April 2018 / 8:33 Video inçizime dhe fotografi nga ngjarjet e 27 prillit do të shihen në seancën e sotme gjyqësore për tentimin për vrasje të deputetit Ziadin Sela në Gjykatën Penale, saktë një vit pas ngjarjeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në seancën e kaluar prokuroria kërkoi tërheqje të disa fotografive dhe xhirimeve nga lista e dëshmive të propozuara për shkak të përsëritjes së tyre për nga përmbajtja me dëshmi të tjera dhe propozoi intervale, të cilat do të shiheshin me qëllim që procesi gjyqësor të jetë më ekonomik. Lidhur me tërheqjen, mbrojtja do të mundet para…
27 April 2018 / 8:19 Sot mbushet një vjet nga ngjarja më e zymtë për demokracinë e Maqedonisë, kur dhunues të tërbuar të cilët ishin të përkrahur dhe organizuar nga VMRO-DPMNE-ja, u futën brenda objektit të Kuvendit dhe rrahën deputetë, gazetarë dhe punonjës të shtëpisë legjislative. Referuar incizimeve nga kamerat e sigurisë, turma e dhunshme në Kuvend më 27 prill është futur pas hapjes së portave të nga Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski. Më pas drejtë sallës së konferencave për shtyp janë orientuar nga Johan Tarçullovski, Ljuben Arnaudov dhe Lupço Dimovski. Aktet e tyre me përqafime i ka përshëndetur deputetja…
27 April 2018 / 8:09 Moti sot në mbarë vendin do të mbaj me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 12, a ajo e ditës nga 22 deri më 31 gradë Celsius. UV indeksi do të arrij 7.

