25 April 2018 / 19:27 Tenderi i MPB-së me të cilin është blerë “Mercedesi” i blinduar prej 600 mijë eurosh, në specifikimin teknik, ka parashikuar që automjeti që furnizohet të ketë marka teknologjike dhe tregtare që janë në pronësi të kompanisë Mercedes. Kështu pohohet në një pjesë të ekspertizave në rastin “Tanku” që opinioni e dëgjoi në seancën e sotme për këtë rast. Ish-kryeministri dhe i akuzuari i parë nga PSP-ja, Nikolla Gruevski, nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse tenderi është bërë ashtu. Por, sqaroi se edhe nëse do të ishte ashtu nuk është shkelur ligji. Nëse është favorizuar vetëm Mercedesi,…
Author: almakos
25 April 2018 / 15:52 Këto pamje nuk janë të ndonjë shkolle private në vend por të shkollës fillore “25 Maji” në Hasanbeg. Kjo e fundit tashmë plotëson të gjitha kushtet moderne për zhvillim të procesit mësimor ndërsa nga Ministria e Arsimit u shpall edhe shkollë digjitale pasi që të gjitha kabinetet janë furnizuar me tabela “të mençura” (ose smart). Drejtori, Fadil Murtezani tha se të gjitha këto janë arritur përmes projekteve të realizuara nga shkolla ndërsa janë mbështetur nga buxheti i shtetit, Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës si dhe Fondi i përbashkët evropian për Ballkanin Perëndimor. Sot…
25 April 2018 / 14:45 Nëpërmjet planit operativ të emëruar “Mundësi për të gjithë”, Qeveria synon punësimin e 16 mijë personave brenda vitit 2018. Gjegjësisht ky plan, siç thuhet nga ekzekutivi përfshin tre mundësi; rikualifikimin dhe mbikualifikimin e personave të papunë, ndërmjetësimin ose punësimin e tyre. Në masat operative për punësim ndamë 17 milion euro të cilat këtë vit duhet të zbatohen përmes Agjencisë për Punësim dhe përmes UNDP-së. Duhet të përfshihen më shumë se 16 mijë e 269 të papunësuar prej të cilëve 9 mijë e 509 duet të kyçen direkt në masat për punësim. Te këto programe ka…
25 April 2018 / 13:49 Në Vjenë po negociohet rreth çështjes së emrit mes Maqedonisë e Greqisë. Ende nuk dihet se kur do të përfundojë dhe cili do të jetë epilogu i takimit mes kryediplomatëve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas nën ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic. Gjithsesi besohet se treshja po diskuton rreth pikave për të cilat palët akoma nuk kanë arritur marrëveshje, respektivisht rreth hapësirës së përdorimit të emrit të ri eventual dhe ndryshimeve kushtetuese. Me ç’rast pala maqedonase deri tani ka refuzuar dy kërkesat e palës greke: që emri i ri eventual të përdoret brenda vendit…
25 April 2018 / 12:08 Ditën e djeshme komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme. Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë greke ku ka reaguar me anë të një deklarate kritikuese ndaj euro-komisarit Han. “E ftojmë komisionerin Hahn të mos vazhdojë dhënien e pamjeve të gabuara mbi negociatat, të cilat siç tregojnë gjasat, nuk i kupton. Më e pakta që mund të bëjë, është…
25 April 2018 / 11:48
25 April 2018 / 11:38
25 April 2018 / 10:20 “Freedom House” e rendit Maqedoninë, Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve ku liria e mediave është pjesërisht e lirë. Në Ballkan, si shtete ku mediat janë të lira konsiderohen Kroacia dhe Serbia. Ndërsa në nivel global, raporti mbi lirinë e shtypit ngre alarmin se pas medias tradicionale, në shënjestër të liderëve që duan të kontrollojnë gjithçka janë vënë rrjetet sociale. “Freedom House” vlerëson në raportin më të ri për lirinë e medias se ajo po përballet me kërcënime të reja në demokracitë e mëdha, si dhe në shtetet opresive, ku autoritetet po përqendrojnë përpjekjet…
25 April 2018 / 10:05 Sot në Gjykatën Penale do të mbahet seanca e radhës për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike “Tanku”, ku të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministrja për Punë të Brendshme Gordana Jankullovska dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski.
25 April 2018 / 9:59 Prokurorja Speciale, Katica Janeva pritet që sot paradite të raportojë para anëtarëve të Komisionit Kuvendor për sisteme politike dhe marrëdhënieve mes bashkësive. Në gjashtë mujorin, prej shtatorit të 2017-ës deri në mars të këtij viti, Prokuroria Speciale Publike ka kryer 136 procedura paraprake, ka hapur shtatë procedura hetimore të reja dhe në përgjithësi janë mbledhur 15 akuza.
24 April 2018 / 19:12 Maqedonia duhet që sa më parë të zbatojë ligjin për përdorimin e gjuhëve, për shkak se moszbatimi i të njëjtit do të ishte një burim tensioni për vendin. Kështu vlerëson njohësi amerikan i zhvillimeve në rajon Daniel Server. Ai në emisionin 200 që transmetohet sonte me fillim në orën 22:30 thotë gjithashtu se burim tensioni për vendin mund të jetë edhe mos integrimi në NATO dhe në BE. Alsat M
24 April 2018 / 18:59 Komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh sot optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme. Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për politikë të jashtme të Parlamentit Europian. Ai tha gjithashtu se vendi ka tejkaluar krizën e thellë politike dhe ka shënuar përparim në zbatimin e reformave dhe ruajtjen e marrëdhënieve ndërfinjësore. Unë jam optimist se në dy javët e ardhshme do të kemi zgjidhje. Të paktën zgjidhja e cila do të hapte rrugën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim…

