25 April 2018 / 12:08
Ditën e djeshme komisionari për zgjerim Johanes Han u shpreh optimist se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin mund të zgjidhet në 15 ditët e ardhshme. Këto komente Han i bërë në fjalimin e tij para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Europian. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë greke ku ka reaguar me anë të një deklarate kritikuese ndaj euro-komisarit Han.
“E ftojmë komisionerin Hahn të mos vazhdojë dhënien e pamjeve të gabuara mbi negociatat, të cilat siç tregojnë gjasat, nuk i kupton. Më e pakta që mund të bëjë, është të ndalojë minimin e tyre”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së Jashtme greke, publikuar vonë, mbrëmjen e të martës.
Por edhe kryeministri Zoran Zaev konsideron se dy javët që tha komisioneri “janë jashtëzakonisht pak” për të çuar deri tek zgjidhja.


