28 April 2018 / 15:45
MPB-ja arrestoi dy dilerë nga Aerodromi të cilët në një uikend shtëpizë në fshatin Moranë të Shkupit, kanë pasur laboratori për prodhimin e marihuanës. Policia kundër tyre ka parashtruar kallëzime penale në Prokurorinë Publike për lëshim të paautorizuar në qarkullim të drogave narkotike për narkomanë në rajonin e kryeqytetit.
Gjatë bastisjes në një shtëpi në lagjen Aerodrom të Shkupit dhe në hapësirat e bodrumit, si dhe në uikend-shtëpizën në fshatin Moranë, janë gjetur 6,4 kilogram marihuanë dhe 203 saksia me bimë kanabis – Toni Angellovski – zëdhënës i MPB-së.
Paraprakisht, bastisjet në shtëpitë e të pandehurve janë bërë para 3 ditësh pas urdhrit të lëshuar nga Gjykatësi në procedurë paraprake. Gjatë bastisjes së shtëpisë është gjetur edhe një enë plastike me tri fidane kanabis, një kuti kartoni në të cilën ka pasur 9 paleta për prodhimin e fidaneve, spërkatëse dhe reflektorë. Nga ana tjetër, në pjesën e bodrumit, janë gjetur valixhe dhe qese me një numër të madh të paketimeve me marihuanë. Të dy, S.K. dhe G.K. janë regjistruar edhe si autorë të veprave penale.


