27 April 2018 / 15:55
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk pas takimit me kryeministrin Zaev premtoi ndihmë të pakushtëzuar për vendin gjatë realizimit të reformave dhe zgjidhjes së çështjes së emrit.
I keni të gjitha situatat e nevojshme për të patur sukses: konsensus të klasës politike për anëtarësim në BE dhe NATO si dhe përcaktim të popullit tuaj. Me Bullgarinë treguat se kur ekziston vullnet për tejkalimin e problemeve të së kaluarës, ekziston mënyrë që të shkohet drejt së ardhmes. Me të vërtetë shpresoj që të njëjtën ta arrini edhe me Greqinë. E keni mbështetjen time të pakusht. Unë kam besim në Ju – deklaroiPresidenti i Këshillit EvropianDonald Tusk.
Kryeministri Zaev tha se vendi është i vendosur ta bindë Këshillin t’i jep vendit datë për fillim të negociatave.
Me gjithë energjinë tonë, dijen, përvojën, punën intensive dhe vullnetin politik hymë në aktivitete që të ofrojmë argumente se meritojmë fillim të negociatave për anëtarësim në BE dhe se jemi të përgatitur ta zëmë hapin me shtetet e rajonit, që veçmë negociojnë. Para nesh kemi qëllim konkret. Asnjëherë nuk kemi qenë më afër që të marrim datë për fillim të negociatave – Zoran Zaev.
Tusk paralajmëroi se Samiti i ardhshëm i BE-së do ta riafirmojë perspektivën e qartë evropiane për rajonin.
Presim që në këtë samit të konfirmohet perspektiva evropiane për anëtarësim në BE të shteteve nga Ballkani Perëndimor dhe të vërtetohen projekte konkrete për realizimin e Strategjisë për Ballkanin Perëndimor – shtoi Zoran Zaev.
Samiti ynë duhet para së gjithash ta riafirmojë perspektivën evropiane të rajonit. Të gjithë duhet të merremi vesh njëzëri të përballemi me sfidat e përbashkëta të sigurisë, siç janë: tregtia me emigrant, terrorizmi dhe krimi i organizuar – theksoi Donald Tusk.
Tusk i cili turneun Ballkanik e përmbylli në Shkup, tha se BE-ja mbetet parteri më i madh ekonomik i rajonit.


