26 April 2018 / 9:58
Sot në Gjykatën Penale seanca gjyqësore janë caktuar për dy lëndë të PSP-së, “Tarifa” dhe “Titanik”.
Në bankën e të akuzuarve do të ulen ish-menaxheri i përgjithshëm i AD “ELEM” Dejan Boskovski dhe dy persona të tjerë të akuzuar në rastin “Tarifa” për blerje të paligjshëm të një sistemi softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” me vlerë katër milionë euro.
Sipas aktakuzës së PSP-së, të pandehurit, për mos kryerjen e detyrave të tyre zyrtare, mundësuan personin juridik – konzorciumi, i cili më vonë mori tenderin, të kualifikohej në fazën e dytë të negociatave gjatë prokurimit publik, edhe pse nuk ishte dorëzuar asnjë dokumentet e plota.
Gjithashtu në Gjykatën Penale sit do të mbahet seancë edhe për lëndën “Titanik”.


