Author: almakos

18 April 2018 / 11:58 Kreu i Parlamentit, Talat Xhaferi, pranoi raportin e Progresit nga eurokomisonari Johanes Han. Xhaferi u shpreh se vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian është rezultat i mbështetjes së qytetarëve të përpjekjeve të subjekteve politike. E pranova raportin e progresit nga KE. Siç e dini raporti është pozitiv pa kushte, me propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është arritje e qytetarëve të Maqedonisë të cilat pa rezervë mbështeten përpjeket e subjekteve politike. Ky është fillim i mbarë në kthim të agjendës evropiane. Xhaferi theksoi se në Samitin e BE-së beson se Maqedonia…

Lexo më Shumë

18 April 2018 / 10:00 Në një intervistë për agjencinë e lajmeve AIM, europarlamentari Knut Fleckenstein është shprehur i kënaqur që Komisioni Evropian (KE) dha një udhëzim të qartë për bisedime me Maqedoninë. Sipas tij, sinjale të njëjta do të jepen edhe nga Parlamenti Evropian, duke shtuar se procesi Jean Monnet do të vazhdojë më 17 maj, në Ohër. Fleckenstein thotë se teoritikisht është e mundshme që Greqia të bllokojë vendimin e Këshillit të Ministrave të BE-së, por qeveritë e të dy vendeve bëjnë çmos që të arrihet zgjidhja e çështjes së emrit.

Lexo më Shumë

18 April 2018 / 9:35 Eurokomisioneri Johannes Hahn realizoi takimin e tij me Kryeministrin Zoran Zaev, një ditë pas publikimit të Raportit të Përparimit nga ana e Komisionit Evropian (KE). Kryeministri Zaev propozimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE e cilësoi si motiv për të vazhduar përpara. Ne jemi të përgatitur për një hap më para. Propozimi i pastër për Maqedoninë është motiv për ne për synimin tonë të vështirë për të arritshëm. Qeveria e Maqedonisë, me energji do t’i vazhdojë reformat që në Qershor ta merr datën për fillimin e bisedimeve. Jemi të vendosur që të vazhdojmë…

Lexo më Shumë

17 April 2018 / 18:52 Kryeministri, Zoran Zaev vlerëson se raporti pozitiv nga Komisioni Evropian është meritë qytetarëve, e pushtetit dhe opozitës. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë motiv për të punuar edhe më shumë në rrugën drejt euro-integrimin e vendit, pasi siç u shpreh “në unitetin e dallimeve ndajmë vlera evropiane”. 17 prilli është ditë e madhe, dita që do të shënohet në faqen e ndritur të historisë së re politike të Republikës së Maqedonisë. Askush të mos dyshojë, meritën më të madhe për këtë realizim të suksesshëm të proceseve reformuese dhe këtë njohje të vlerës…

Lexo më Shumë

17 April 2018 / 17:53 Komisioni për parandalimin e korrupsionit, revizorët shtetëror dhe gazetarët investigues shprehën dyshime serioze për zonën gri të financimit të partive politike në Maqedoni. Tani këtë çështje vendosën ta rregullojnë dy partitë më të madha në vend, LSDM dhe VMRO-DPMNE si pjesë e dialogut politik për ligjet reformuese. Parimisht janë dakorduar që financimi i rregullt vjetor i partive nga buxheti shtetëror të rritet për dy herë e gjysmë. Kjo nënkupton financim për deputetët fituar ose këshilltarë lokal, ndërsa shuma të shkojë deri në rreth 110 mijë denarë për një person të zgjedhur, në vend të 45…

Lexo më Shumë

17 April 2018 / 17:41 Komisioni Evropian rekomandoi zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë. Brukseli vlerësoi pozitivisht progresin e arritur në zbatimin e reformave urgjente prioritare megjithëse nënvizoi se ende punë duhet bërë në sferat kyçe të lidhura me funksionim e shtetit ligjor. Sot komisioni rekomandon që Këshillit të hap negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë….Ky është proces për thellimin e reformave që duhet të vazhdojë në të gjitha fushat, nga të gjitha shtetet partnere, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, të drejtat e njeriut, institucione demokratike, administratën publike, demokracinë si dhe zhvillimin ekonomik dhe fusha…

Lexo më Shumë

17 April 2018 / 16:02 Ministria e Financave ka filluar “luftë” me numrin shumë të madh të bastoreve në vend. Ky institucion pritet t’i ashpërsojë kushtet për marrjen e licencave. Gjithashtu planifikohet të mbyllen një pjesë e bastoreve që nuk do të realizojnë fitim. Do të vendoset shpenzim i ri për bastoret prej 1600 euro në muaj, madje edhe nëse punojnë me humbje. Risi është se licencat do të kushtojnë dyfish nga çmimi aktual, por edhe do të kenë afat më të gjatë, ku në vend që tre, do të kenë gjashtë vite. Në vend të shifrës prej 100 mijë…

Lexo më Shumë

Problemet me ajrin e ndotur, çështja e ujërave dhe mbrojtja e mjedisit jetësor ishin temat kryesore për të cilat u bisedua ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadula Duraku, bisedoi me homologen e tij nga Kosova, Albena Reshitaj. Të dy ministritë u zotuan për bashkëpunim më të madh ndërmjet dy vendeve,dhe për përmasimin e mjedisit jetësor për qytetarët. “Biseduam për natyrën ku lidhen mali Sharr, që në pjesën e Kosovës është shpallur si park nacional,kurse pjesa jonë ka mbetur ende dhe është duke u punuar që edhe ne ta shpallim park nacional ku do të jetë edhe një bashkëpunim ndërkufitar…

Lexo më Shumë

17 April 2018 / 11:57 Nepotizmi dhe korrupsioni janë bërë simbol mbrojtës i karakterit kriminal të qeverisë. Çdo ditë po vërtetohet se Zaev dhe rrethi i tijë nuk e kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por pasurimi e tyre të pamend, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-s. Nga kjo parti thonë se është bërë e qartë pse ndryshojnë ligjet me të cilat lirohen nga taksat vetëm kompanitë e zv. kryeministrit, Koço Angjushev ose të njëjtave i’u jepen miliona tendera. Zv. kryeministri ka ardhur në pozitë me borxhe nga 26 milionë euro të cilat me patjetër duhet t’i kthejë.

Lexo më Shumë