18 April 2018 / 11:58
Kreu i Parlamentit, Talat Xhaferi, pranoi raportin e Progresit nga eurokomisonari Johanes Han. Xhaferi u shpreh se vlerësimi pozitiv i Komisionit Evropian është rezultat i mbështetjes së qytetarëve të përpjekjeve të subjekteve politike.
E pranova raportin e progresit nga KE. Siç e dini raporti është pozitiv pa kushte, me propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo është arritje e qytetarëve të Maqedonisë të cilat pa rezervë mbështeten përpjeket e subjekteve politike. Ky është fillim i mbarë në kthim të agjendës evropiane.
Xhaferi theksoi se në Samitin e BE-së beson se Maqedonia do të marr edhe datën e shumë pritur për hapjen e bisedime për anëtarësimin në BE.
Konferencë për media e kryeparlamentarit Xhaferi pas takimit me komisionerin Han


