19 April 2018 / 9:45
Në gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca dëgjimore për dy lëndë, “Spiuni” dhe “Shuplakat”, që ka të bëjë me dhunën e porositur në komunën Qendër gjatë periudhës që VMRO-DPMNE ishte në pushtet.
Lënda “Spiuni” përfaqësohet nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe për të dënuarit u ndryshuan dënimet, pasi që Gjykata e Apelit pranoi ankesat e tyre. Në këtë rast janë të dënuar 18 persona për bashkëpunim armiqësor, spiunazh, shantazh, mashtrim dhe armëmbajtje pa leje.


