18 April 2018 / 13:08
“Bashkë me ju të ndajmë gëzimin dhe përmes jush te qytetarët e maqedonase të ndajmë gëzimin për raportin e pakushtëzuar. Këtë gëzim e ndava edhe me komisarin për zgjerim zotin Han. E falënderova për angazhimin e tij, për përkushtimin e tij në Republikën e Maqedonisë që ne të shënojmë një sukses jo edhe të pa pritshëm për ne. Dhje njëherit ndamë mendim se ky sukses nuk duhet të na vë në gjumë por përkundrazi duhet shumë më shumë angazhim nga të gjithë ne forcat politike që të kapim hapin e duhur drejt fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Na presin punë shumë të rëndësishme, duke filluar nga reformat në gjyqësi, luftë kundër krimit dhe korrupsionit si dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve që dalin nga Brukseli që ne shpejtë të fillojmë negociatat për anëtarësim. Nga ne pritet që të jemi shumë më aktiv, jo vetëm si parti politike në pushtet por në tërësi si parti politike sepse punohet për të ardhmen e vendit tonë, sepse çdo sukses është edhe i opozitës”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.
Konferenca për media e kreut të BDI-së Ali Ahmeti pas takimit me komisionerin Han


