18 April 2018 / 15:20
Maqedonia mori një vlerësim të mirë nga BE-ja në pjesën e gjyqësorit. Arsyeja kryesore është strategjia për reformat dhe vullneti i qeverisë për të ndryshuar ligjet në përputhje me rekomandimet e Pribes dhe Komisionit të Venecias. Por raporti ka shumë më tepër se kaq. Megjithëse me një ton më të butë nga raportet e mëparshme, në 15 faqet për gjyqësorin dhe të drejtat themelore ka kritika të shumta dhe udhëzues se si të përmirësohet gjendja.
Pikërisht këto fusha janë pjesë e reformave që qeveria u përkushtua në strategjinë për reforma. Por, siç thuhet në raport, ndryshimi i ligjeve në Maqedoni sipas rekomandimeve nuk është një problem i madh, por zbatimi i tyre. A ka aftësi vendi ti zbatojë ligjet, veçanërisht në një situatë kur ministri i drejtësisë është në dorëheqje, dhe në krye të një numri të institucioneve kryesore, si Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme, ka njerëz, besueshmëria e të cilëve ka qenë problematike në disa raste?
Si do të reflektohen reformat e ligjeve në praktikë, me siguri do të duket së shpejti. Në procedurë parlamentare janë një pjesë e ligjeve më të rëndësishme që në teori garantojnë pavarësinë e gjyqësorit nga politika.


