17 April 2018 / 10:14
Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Nikolla Dimitrov gjatë qëndrimit në Beograd për mediat serbe tha se nuk do t’ia kthejë shefit të diplomacisë serbe deklaratën që ai bëri javën e kaluar dhe tha se është gabim që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj
“Mendoj se deklaratat nuk ndihmojnë. Ne jemi ministra të dy vendeve, i përfaqësojmë popujt tanë, popuj të afërt. Kemi histori të përbashkët në Jugosllavi, do të jemi së bashku, shpresoj se në të ardhmen e afërt në Bashkimin Evropian në një lloj mënyre afërsinë tonë askush nuk do mund ta prish”, tha Dimitrov.


