17 April 2018 / 10:40
Edhe pse seanca e sotme gjyqësore për rastin “Monstra” u anulua sepse në gjykatë nuk u paraqit i akuzuari Fejzi Aziri, fjalën në gjykatë e kërkoi nëna dhe babai i viktimës Aleksadër Naqevski. Ato kërkuan nga gjykata që ta zbulojnë të vërtetën.
“Gjykata dhe Prokuroria t’i zbulojnë rolet e të akuzuarve, nëse ato ishin zbatuesit apo ndihmësit. Kërkojmë të dekodohen numrat të cilat në aktgjykim mbahen si sekrete shtetërore por janë funksionar të BDI-së”, u shpreh Zorica Naqevska, nëna e Aleksandrit.
Ajo kërkoi që të zbulohen fajtorët që u përmendën nga dëshmitari i mbrojtur por që nuk ishin të përfshirë në hetim sepse ishin të pakapshëm për organet. Ajo madje kërkoi nga gjykata t’i japin telefonin e të birit i cili ndaj tyre ka qenë shumë besnik.


