13 April 2018 / 20:49
SHBA-ja vlerëson se lideri sirian, Bashar Al Asad ka përdorur armë kimike të paktën 50 herë që prej fillimit të konfliktit, sipas ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley.
“Përdorimi kohët e fundit të gazit helmues kundër banorëve të Dumas nga Presidenti sirian, Bashar Al Asad, nuk ishte hera e parë, e dytë apo e tretë madje as përdorimi i 49-të i armëve kimike”, tha ajo në Këshillin e Sigurimit.
“Megjithatë SHBA-ja ende nuk ka vendsour për veprimet në Siri”, deklaroi Haley në Këshillin e Sigurimit.


