12 April 2018 / 9:42
Ministri i Jashtëm i vendit, Nikolla Dimitrov, ka pritur në Ohër Sot homologun e tij grek Nikos, Kocijas. Dimitrov dhe Kocijas bashkë me delegacionin që e shoqëron sot do të bisedojnë rreth çështjes së emrit. Vizita e ministrit Kocijas është në korniza të dialogut të vazhdueshëm mes dy ministrave, në kontekst të përpjekjeve për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, por edhe avancimin e përgjithshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Bisedimet filluan në orën 09:00 dhe do të përfundojnë pas tri orësh.


