Author: almakos

5 April 2018 / 18:32 Nikola Gruevski, Mile Janakieski, Toni Trajkovski dhe katër të pandehurit e tjerë për prishjen e Kozmosit kanë kërkuar që të ndryshohen gjykatësit që i gjykojnë për shkak të dyshimit se pse gjenden në bisedat e përgjuara. Përveç gjykatësve Ognen Stavrev, Osman Shabani, Pajazit Pajaziti dhe Ivan Colev nga Gjykata Penale, kërkojnë që gjatë vendimit të përjashtohen edhe gjykatësit e apelit, Safet Ademi dhe Lidija Dimçevska. Kërkesa është dorëzuar në Gjykatën Supreme, ndërsa seanca e sotme ku duhej të dëgjohej edhe bisedat e papublikuara u shty për më 13 prill. Megjithatë, mbrojtja e të pandehurve nuk…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 17:58 Pushteti dhe opozita së shpejti do të arrijnë marrëveshje për mbështetjen e Reformave tëgjyqësorit në Parlament. Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, me shumë optimizëm, duke vënë theks të veçantë në ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjykatave. Qeveria gjithmonë do të jetë mbështetëse e ndarjes së theksuar të tre pushteteve, ligjvënësit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Jam përfaqësues i konceptit të ruajtjes së integritetit të gjykatësve dhe pavarësinë e tyre. Gjykatësit e pavarur janë fytyra publike e drejtësisë. Ata janë gardian të drejtësisë – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 17:42 Partitë politike shqiptare kanë reaguar pas vendimit gjyqësor për rastin e vrasjes së voglushit Almir Aliu. Aleanca për shqiptarët vlerëson se çështja e Almirit nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu, por si çështje e një fëmije që ishte viktimë e një vrasësi makabër. Derisa për Lëvizjen BESA dënimin për Boban Iliqin e konsiderojnë si dënim minimal dhe shprehen se për është e papranueshme që të dënohet edhe prindi dhe familjarët e tjerë të Almirit. “Çështja Almiri assesi nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu. Është çështje e një fëmije dhe e një…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 16:54 Gjashtë vite burg për Boban Iliq, 6 muaj për Sedat Aliun dhe nga 9 muaj burg për Abdulla Aliun dhe Sami Demirin është epilogu gjyqësor në rastin e Almir Aliut. Gjykatësja e lëndës Maja Denokovska, duke mos dhënë më tepër detaje nga aktgjykimi theksoi se vendimi është marrë duke i bazuar në gjendjen faktike dhe në përputhshmëri me dëshmitë. Gjatë shqiptimit të dënimit, asnjëri nga katër të akuzuarit nuk ishin prezent në sallë. Me epilogun nuk pajtohen familja Aliu. Sipas avokatëve të familjes së Almir Aliut të ndjerë, ky vendim gjyqësor e bën rastin pjesë…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 16:31 Sëmundjet kardiovaskulare, malinje si dhe sëmundjet respiratore kryesojnë në listën e shkaktarëve të vdekshmërisë më të madhe të qytetarëve. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se për përmirësimin e kësaj gjendje nuk duhet prevenimi i faktorëve të rrezikut por ndryshimi i stilit të jetesës, kujdesit social dhe ekologjik të qytetarëve.

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 15:54 Agjencia Teknike Operative, kompetente për ndjekjen e telekomunikimeve, mund të mos ketë postin e zv.drejtorit. Edhe pse muaj më parë, në seancën e Qeverisë, u vendos që Agjencia përveç drejtorit të ketë edhe zv.drejtor, në grupet e punës për ligjet reformuese në Kuvend, VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja, siç mësohet jozyrtarisht, janë dakorduar për heqjen e këtij posti. Kërkesa për postin e zv.drejtorit ishte e BDI-së me qëllim të përfaqësimit etnik në postet kyçe të këtij institucioni. Seanca për leximin e dytë të propozim ligjit në Komisionin për Mbrojtje në Kuvend ku duhet të diskutohej kjo çështje,…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 15:35 Pakënaqësi të shumta sa i përket kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Një pjesë e madhe e qytetarëve kërkojnë që në zonat rurale të ketë shërbime të ndihmës së shpejtë, ndërkaq një pjesë tjetër janë shprehur se gjatë kontrolleve të tyre mjekët kanë qenë shumë të zënë me çështje administrative. Përqindje e konsiderueshme e qytetarëve ankohen se ilaçet janë të shtrenjta dhe vështirë gjenden. Këto janë disa nga rezultatet e hulumtimit të kryer nga ana e Qendrës për menaxhim me ndryshime, e cila në fokus e ka pasur analizimin e kualitetit të shërbimeve në sferën…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 15:13 Deri në fund të muajit prill pritet të përfundoj rikonstruimi i Qeverisë, ka deklaruar sot kryeministri Zoran Zaev. Ndërkohë i pyetur nëse ministria e drejtësisë edhe më tej do të menaxhohet nga kuadër i BDI-së, kryeministri Zaev me përgjigje se bisedimet rreth kësaj çështje janë në rrjedh e sipër. “Tanimë po bisedojmë për kuadër të caktuar. Unë i kam filluar bisedimet me partitë politike dhe deputetët në Parlament. Besoj se emërimet do të bëhen gjithnjë duke pasur për bazë kualitetin e kuadrove. Kjo është edhe arsyeja që akoma nuk kemi dalë me emër konkret për…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 13:57 Protesta e opozitës, e cila bllokoi 4 nga akset kryesore kombëtare në vend, është mbyllur pak pas orës 12 të mesditës. Protesta u zhvillua në Vorë, Milot, Elbasan dhe Lushnje. Kreu demokrat ishte në Vorë, ndërsa në Bradashesh të Elbasanit ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi. Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal. “Shkoni shikon i shtëpinë Saimir Tahirit dhe kuksianëve që janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 13:22 Me Turqinë apo kundër saj? Kjo është çështja që ditëve të fundit në formë të dilemës së madhe shtrohet në mesin e shqiptarëve në rrjetet sociale, debate politike dhe në forume tjera. Ka mjaftuar arrestimi i 6 shtetasve turq para disa ditëve në Kosovë dhe deportimi i tyre në Turqi, që akuzohen se janë pjesë të organizatës së Fetullah Gylenit, që të nxehet debati ndër shqiptarët mbi Turqinë, të dalin në sipërfaqe simpatitë dhe antipatitë ndaj saj, pa një mes dhe qëndrim neutral. Mbi temën Shqiptarët dhe Turqia në studion e Rruga drejt të ftuar…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 13:07 “Nuk do të fillojmë sistemin e pagesës pa pasur zgjidhjen më të mirë të mundshme për atë zonë”, tha në Kuvend kryeministri Edi Rama. Ai ka pranuar se duhej bërë konsulta me qytetarët para vendosjes së pagesës.“Ajo që duhet përsëritur nga ana ime dhe e qeverisë është vetëdija për përgjegjësinë time dhe tonë për pamjaftueshmërinë e shpjegimeve dhe të sqarimeve lidhur me këtë çështje. Nuk kemi pasur intuitën e duhur për të kuptuar domsdoshmërinë e sqarimit të gjithë kësaj çështje, përpara se të vendosej sistemi i pagesës”, u shpreh Rama në Kuvend, ku e pranishme…

Lexo më Shumë

5 April 2018 / 12:37 Llogaria bankare e Klinikës së Gjinekologjisë dhe Akusherisë do të zhbllokohet me mjete që Fondi për Sigurim Shëndetësor i ka siguruar për Klinikën si paradhënie, deklaroi sot ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Filipçe gjithashtu ka njoftuar se sot paradite ka realizuar një takim me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë dhe problemi tanimë është zgjidhur.

Lexo më Shumë