5 April 2018 / 17:58
Pushteti dhe opozita së shpejti do të arrijnë marrëveshje për mbështetjen e Reformave të
gjyqësorit në Parlament. Këtë e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev, me shumë optimizëm, duke vënë theks të veçantë në ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e gjykatave.
Qeveria gjithmonë do të jetë mbështetëse e ndarjes së theksuar të tre pushteteve, ligjvënësit, ekzekutivit dhe gjyqësorit. Jam përfaqësues i konceptit të ruajtjes së integritetit të gjykatësve dhe pavarësinë e tyre. Gjykatësit e pavarur janë fytyra publike e drejtësisë. Ata janë gardian të drejtësisë – deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.
Kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti e përshëndeti mbështetjen dhe kontributin e SHBA-ve, OSBE-së dhe Britanisë së madhe për pavarësinë e gjyqësorit.
Të nderuar kolegë, ju bëj thirrje që në rrugë të drejtë të ecim së bashku, duke e respektuar ligjin dhe duke ndërtuar integritet e garanci për qeverisje të drejtë dhe shtet të drejtë, këtë gjë e presin qytetarët tanë nga ne – tha Xhemali Saiti – Kryetarë Shoqatës së Gjykatësve.
Ambasadori i Amerikës në Shkup, Xhes Bejlli tha që themeli i demokracisë janë gjykatat e pavarura.
Nga ju varet gjithçka që do të realizohet në Maqedoni. Qytetarët kanë pritje të mëdha, duan gjyqësorë të fortë i cili do sigurojë gjykim të drejtë dhe fer. Ne i mbështesim gjykatësit që u bëjnë ballë presioneve nga jashtë dhe që qasen njëtrajtshmërisht ndaj të gjithëve dhe që nuk bien nën ndikim të politikës – u shpreh Xhes Bejlli – Ambasadori i Amerikës në Maqedoni.
E gjitha kjo u tha gjatë shënimit të Ditës së drejtësisë në Shkup, në debatin e organizuar nga Shoqata e gjykatësve të Maqedonisë dhe OSBE.


