5 April 2018 / 17:42
Partitë politike shqiptare kanë reaguar pas vendimit gjyqësor për rastin e vrasjes së voglushit Almir Aliu. Aleanca për shqiptarët vlerëson se çështja e Almirit nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu, por si çështje e një fëmije që ishte viktimë e një vrasësi makabër. Derisa për Lëvizjen BESA dënimin për Boban Iliqin e konsiderojnë si dënim minimal dhe shprehen se për është e papranueshme që të dënohet edhe prindi dhe familjarët e tjerë të Almirit.
“Çështja Almiri assesi nuk duhet trajtuar si çështje e familjes Aliu. Është çështje e një fëmije dhe e një prindi që jeton në çdo cep nën juridiksionin e Maqedonisë. Sështë çështje e nje komisioni parlamentar të inicuar nga njerëz “Selfi qesharak e të pështirë” me qëllim devijimin e zgjidhjes së drejtë të të njejtës dhe humbjes nëpër labirintet e politikës së ndytë që po të të njëjtit soj kanë promovuar tash e gjashtëmbëdhjetë vite të kaluara. U tha që avokatët e familjes Aliu paskëshin qen të pakujdesshëm në mbledhjen e fakteve, harrojnë që (bëjnë sikur) vrasja është vepër kundër shtetit dhe njerzimit në përgjithësi dhe jo e avokatëve apo e familjes Aliu’, ka shkruar kreu i ASH-së në FB.


