Author: almakos

4 April 2018 / 10:01 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbrëmjen e djeshme deklaroi se është arrestuar personi i cili e ka sulmuar deputetin dhe liderin e Partisë Liberale Demokratike (PLD), Goran Milevski. Ai theksoi se bëhet fjalë për personin P.V. nga Shkupi i cili është i njohur edhe më parë nga policia.

Lexo më Shumë

3 April 2018 / 18:50 Në emisionin “200” që transmetohet sonte me fillim në orën 22:30 do të debatohet për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Përderisa Aleksandër Kërzhallovski thotë se Greqia nuk do të lëshojë pe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Visar Ademi thotë se nëse vendi nuk do të bëhet pjesë e Aleancës rrezikon në protesta sociale dhe etnike. Alsat-M

Lexo më Shumë

3 April 2018 / 15:53 Dy ditë para se të mësohet vendimi gjyqësor për rastin e Almirit, juristët vlerësojnë se në procesin gjyqësor ka pasur parregullsi dhe shkelje të shumta. Avokati, Zvonko Davidoviq vlerëson procedura gjyqësore u shkel që me rikualifikimin e veprës duke marrë për bazë vetëm ekspertizën neuropsikiatrike. Sipas Davidoviq shkeljet e tilla dëshmojnë gjendjen e sistemit juridik në vend. Një ekspertizë neuropsikiatrike nuk mund të ri kualifikojë veprën. Kjo për arsye se eksperti nuk mund të konstatoj se ka pasur ose jo paramendim. Mund t’i rezultojë se ka pasur vetëdije, vetëdije të zvogëluar ose ka qenë pa…

Lexo më Shumë

3 April 2018 / 15:14 Jane Çento nga Prilepi është pjesë e të pandehurve për 27 prillin e përgjakshëm, i kthyer në paraburgim në Shutkë. Policia e ndaloi atë me vendim të Gjykatës Penale pasi ky i fundit nuk ka respektuar arrestin shtëpiak. Nipi i kryetarit të parë të të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento, kthehet në Shutkë pas një muaji e gjysmë të kaluar në shtëpi. Ai është kryetar i shoqatës “Pere Toshev”. Përndryshe, sipas aktakuzës së prokurorisë, Jane Çento më 24 prillin e përgjakshëm njoftohet se ka marrë një telefonatë nga i arratisuri Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe ka filluar mobilizimin e…

Lexo më Shumë

3 April 2018 / 12:06 Pas takimit me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kocijas lideri i partisë opozitare “Potami”, Stavros Teodorakis konfirmoi se raundi i radhës negociues për emrin do të mbahet më 12 prill dhe ka gjasë që negociatat të kalojnë në nivelin më të lartë. Më thanë se prilli ka gjasë ta sjell zgjidhjen. Më 12 të këtij muaji, siç më njoftoi Kocias do të jetë takimi i ardhshëm i rëndësishëm me Ministrin e Jashtëm të IRJM-së dhe nëse takimi kalon mirë, mendoj se rasti do të shkojë në duar të dy kryeministrave – deklaroi Stavros Teodorakis, Potami. Teodorakis tha…

Lexo më Shumë

2 April 2018 / 16:35 Propozim ligji i ri për arsim të lartë kaloi fazën e parë të leximit në kuvend. Sipas ministres për Arsim, Renata Deskoska ndryshimet kanë qëllim arritjen e autonomisë së universiteteve, lirinë akademike dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit. Zgjedhja studentëve dhe kuadrove profesionale, ulja e mandatit të rektorëve dhe dekanëve 3+3 si dhe zgjedhja e tyre me votim të drejtëpërdrejtë nga ana e Këshillit të Mësimdhënësve të fakultetëve si dhe depolitizimi i Universitetëve janë gjithashtu ndër pikat kryesore të ndryshimeve ligjore. Dobësitë të cilat i hasim në ligjin paraprak për arsim të lartë,e para ishtë…

Lexo më Shumë

2 April 2018 / 15:58 Shoqata e Pacientëve me sëmundje të ralla kërkon që ligji për import paralel të ilaçeve të anulohet tërësisht. Ata thonë se ndryshimet ligjore ku çdo ilaç të ketë çertifikatë nga prodhuesi, me qëllim që ketë siguri më të madhe mbi cilësinë, për to nuk ka asnjëlloj domethënie. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrojti ndryshimet e Ligjit për import paralel të ilaçeve duke thënë se përmes tyre pacientët do të eliminojnë të gjitha dyshimet mbi cilësinë e barnave. Për mua çertifikatat nuk kanë asnjfarë kuptimi. Nuk më reflektojnë siguri as çertifikatat e prodhuesit as të…

Lexo më Shumë

2 April 2018 / 15:46 Kryeministri Zoran Zaev shprehet më optimist dhe pozitiv se kurdoherë për parë sa i përket zgjidhjes së çështjes së emrit. Ndryshe nga Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i cili kurseu entuziazmin pas raundit të fundit të bisedimeve në Vjenë, Zaev beson se progresi i arritur tani mund të rumbullakohet me zgjidhje përfundimtare. Kam njohuri për të gjitha detajet dhe më vjën mirë që mund të konfirmoj se kemi hap pozitiv në bisedime. Gjithsesi është vetëm një hap. Kushtëzimi në bisedime mbetet derisa të arrihet marrëveshje edhe për çështjet të cilat tani përbëjnë një hap, pra…

Lexo më Shumë

2 April 2018 / 15:33 Avokatët e palëve në rastin e Almir Aliut thanë fjalët përfundimtare. Pas tre ditëve, Gjykata Themelore e Kumanovës do të duhet të kumtojë vendimin. Mbrojtja e të akuzuarit të parë Boban Iliq kundërshtoi edhe rikualifikimin, duke kërkuar që Iliq të lihet në liri, ndërsa Gjykata të sjell vendim se në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” por me veprën “nevojë ekstreme” e cila realisht nuk përbën vepër penale, por veprim të cilin personi i caktuar e ndërmerr si pasojë e pamundësisë për të…

Lexo më Shumë