5 April 2018 / 15:35
Pakënaqësi të shumta sa i përket kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Një pjesë e madhe e qytetarëve kërkojnë që në zonat rurale të ketë shërbime të ndihmës së shpejtë, ndërkaq një pjesë tjetër janë shprehur se gjatë kontrolleve të tyre mjekët kanë qenë shumë të zënë me çështje administrative. Përqindje e konsiderueshme e qytetarëve ankohen se ilaçet janë të shtrenjta dhe vështirë gjenden. Këto janë disa nga rezultatet e hulumtimit të kryer nga ana e Qendrës për menaxhim me ndryshime, e cila në fokus e ka pasur analizimin e kualitetit të shërbimeve në sferën Shëndetësore dhe Sociale.
Për fat të keq pjesa më e madhe e qytetarëve konsiderojnë se këto politika patjetër të modifikohen, se nuk janë të mjaftueshme dhe se janë të nevojshme të ndërmerren masa. Gjendja që paraqitet në sektorin e Shëndetësisë kërkon investime të patjetërsueshme, në këtë debat do të flasim si të tejkalohet ky problem – deklaroi Neda Malevska, Qendra për menaxhim me ndryshimet.
Ministri i Shëndetësisë Filipçe dhe ministrja e Punës Sociale u zotuan në përmirësimin e gjendjes.
Jemi të përkushtuar në përmirësimin e të gjitha niveleve të kujdesit shëndetësor, në atë primar, sekondar dhe terciar – tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Këta masa, të cilado të insistojmë që të vendosen deri në fund të 2018-tës , do të jenë drejtpërdrejtë të lidhur me Qendrat Sociale dhe Agjencinë për Punësim – theksoi Mila Carovska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Hulumtimi i Qendrës për menaxhim me ndryshime tregon se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë të pakënaqur me shërbimet shëndetësore gjatë orëve të natës dhe festave.


