4 April 2018 / 10:19
Përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, dhe eurokomisari Johanes Han pritet të qëndrojnë në Shkup më 18 dhe 19 prill. Kështu informoi kryeministri Zoran Zaev, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij slloven, Miro Cerar, i cili po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup. Zaev thotë që Qeveria e Maqedonisë pret që në gjysmën e dytë të këtij muaji të marrë rekomandim të pastër nga komisioni evropian, që do të krijonte kushte për marrje të datës për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE.
Zaev është optimist edhe për çështjen e emrit, ndërkaq beson që rezoluta e Kombeve të Bashkuara do të kalojë, madje edhe me pëlqimin e Kinës dhe Rusisë, duke i konsideruar ato si vende mike të Maqedonisë .


