1 April 2018 / 15:55
Shoqata e mjekëve privat për dy javë do të anulojë protestën e paraljamruar për rritjen e kapitacioneve. Ata fillimisht do të shohin se çfarë rezultatesh do të japin dhe se a do të plotësohen kërkesat themelore të tyre nga grupet e punës të cilat pritet t’i formojë Ministria e Shëndetësisë. Nga shoqata e mjekëve mbeten në kërkesat bazë të tyre, si rritja e kapitacioneve e cila aktualisht është 55 denar, licencë pune dhe pacientë të mjekëve privat si dhe rritjen e pagave.
Kjo Qeveri premtoi se do rrisë pikët dhe presim që fjala të mbetet fjalë. Askush nuk kërkon që kapitacioni menjëherë të jetë 90 denarë por duhet të ketë një rritje. Mendoj se situata është vërtet alarmante, apelojmë sepse shëndetsia është një nga shtyllat strategjike të kësaj shoqëri dhe se popullatës i duhen mjekë e jo këshilltarë – deklaroi Liljana Çollakova.
Alsat M


