30 March 2018 / 9:59
Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs, sot në Vjenë do të ulën sërish në një tavolinë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic, në përpjekje për të tejkaluar dallimet rreth kontestit të emrit.
Të dyja palët paraprakisht kanë deklaruar se duan zgjidhje dinjitoze për zgjidhje të këtij kontesti, i cili do të jetë fryt i kompromisit dhe respektimit të interesave të të dyja palëve.
Pritet që biseda e tyre të fokusohet në hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale.


