29 March 2018 / 15:58
Në raportin vjetor për vitin 2017 të Avokatit të Popullit janë konstatuar shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Duke filluar nga drejtësia selektive, Administratë Publike e politizuar dhe joprofesionale, Prokuroria Publike joobjektive dhe mos miratim i masave të cilat i propozon gjykata. Këto janë vetëm disa nga shkeljet e konstatuara në raport, të cilat i prezantoi sot Avokati i popullit, Ixhet Memeti..
Normat juridike populiste në mënyrë plotësuese e vështirësojnë realizimin e të drejtave të qytetarëve, sistemi I përmbarimit e godet shtresën më të varfër të qytetarëve, mbrojtja sociale mbetet sistem me të cilin nuk tejkalohet rreziku social I qytetarëve ,kishim dukuri të diskriminimit nga të gjitha bazat, gjyqësor ishte joefektiv dhe patëm prokurori që nxiste mosbesim të qytetarët ndaj institucioneve – deklaroi Avokat i Popullit Ixhet Memeti.
Avokat i Popullit Ixhet Memeti i cili është në funksion për 2 mandate i zgjedhur në kohën e qeverisjes VMRO- BDI në raportin e tij për vitin 2017, nënvizon edhe zhvillimet e 27 prillit, duke shpreh shqetësimin për arrestimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe privimin e tyre nga liria. Sipas Memetit, MPB nuk mori guximin të pranoj se më këtë veprim ka shkelur të drejtën dhe imunitetin e deputetëve.
Por vitin që kaloi patëm edhe polici e cila me përdorim të mjeteve të dhunës tejkaloi autorizimet e veta dhe mbeti e pa ndëshkuar. Policia veproi në mënyrë joprofesionale duke aplikuar standarde të dyfishta. Ky organ edhe përkundër reagimit tonë publik, nuk arriti të ngrihet mbi veten dhe të pranoj se shkeli të drejtën e imunitetit dhe prezumimin e pafajësis. Rekomandoj që MPB të ngritët mbi interesat pariake dhe në mënyrë efikase dhe profesionale të kryje funksionin e saj shtoi Ixhet Memeti.
Gjendja e njëjte e rëndë e shkeljeve të drejtave dhe lirive të qytetareve është konstatuar edhe në këto instituicone: Gjykata Administrative, tek përmbaruesit, në burgje, në arsimi, në shëndetësi, tek të drejtat e fëmijëve me hendikep, gjithashtu edhe tek KSHZ. Sipas këtij raporti gjatë vitit 2017 janë konstatuar 1137 cenime të lirive dhe të drejtave të njeriut nga të cilat 970 raste janë pranuar intervenimet e Avokatit të Popullit, për 104 raste procedura është në proces dhe 63 raste janë shteruar të gjitha mundësitë ligjore.
Valmira Zendeli