27 March 2018 / 12:50
“Ne në çfarëdo mënyre do ta pengojmë përdorimin e termit Maqedoni në emrin e Shkupit, kjo është e qartë”, ka deklaruar lideri i Grekëve të Pavarur, parti që është partner koalicioni në qeverinë greke dhe ministër i mbrojtjes, Panos Kamenos.
Në intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin grek “Antena”, ai jo vetëm që nuk i përsëriti pozitat e tij kundër emrit të përbërë, por tha se ata si parti do të tentojnë në çfarëdo mënyre ta bllokojnë termin Maqedoni të jetë i përfshirë në emrin e shtetit.
Kamenos mes tjerash tha se që marrëveshja eventuale të vij deri te parlamenti grek, duhet të përmbushen kërkesat greke për ndryshime kushtetuese.


