28 March 2018 / 8:46
Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Në aksin rrugor A2 Strugë – VK Qafë Thanë, nga pompa e benzinës KMR deri te vendi i quajtur “Dobra Voda”, f. Frangovë (në gjatësi prej 3 km) rekomandohet kujdes gjatë drejtimit të automjeteve për shkak të gropave nëpër rrugë. Në vendngjarje është vendosur sinjalizim adekuat dhe kufizim i shpejtësisë prej 30 km/orë.
LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

