Author: almakos

27 March 2018 / 12:26 Sektori për punë të brendshme-Manastir deri tek Prokuroria Publike e Manastirit ka ngritur padi penale ndaj ish kryetarit të Manastirit Vlladimir Talevski, për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”. Padi penale janë ngritur edhe ndaj tre bashkëpunëtorëve të tij, të dyshuar për punë të pandërgjegjshme, bëhet fjalë për S.B. 59 vjeçar, ish udhëheqës I sektorit të financave dhe kryetar I komisionit për furnizime publike. M.K. 66 vjeçar jurist në Komunën e Manastirit dhe anëtar i Komisionit për furnizime publike dhe S.P. 55 vjeçar, këshilltar për arsim në Komunën e Manastirit dhe anëtar I Komisionit për…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 11:14 Seanca gjyqësore për rastin “Target” dhe “Fortesa” të PSP-së është anuluar për më 15 maj, për shkak të procedurës rreth ekstradimit që po zhvillohet para Gjykatës Supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski. Gjykata ka njoftuar se do të shqyrtohet mundësia për ndarjen e procedurës në rast se deri në javën e ardhshme Grujevski dhe Boshkovski nuk do të ekstradohen.

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 9:58 Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra”, “Fortesa” dhe “Dhuna në Qendër”. Në lëndët “Shënjestra” dhe “Fortesa” kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e materialit të përgjimeve, të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov. Ndërkohë seancë gjyqësore është caktuar edhe për lëndën “Dhuna në Qendër”, ku të akuzuar janë 12 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri…

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 9:05 Në organizim të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, sot do të mbahet debat publik me temë “Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shërbime mediatike, audio dhe audiovizuale”. Sipas komisionit, për shkak të rëndësisë së temës, me qëllim të debatit të gjerë dhe konstruktiv, në debatin publik janë të ftuar anëtarë të Qeverisë, mediave, portaleve, shoqatave gazetareske, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave joqeveritare.

Lexo më Shumë

27 March 2018 / 9:01 Ministri federal për Evropë, Integrime dhe Punë të Jashtme i Republikës së Austrisë, Karin Knajsël, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë, me ç’rast do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. “Në takim do të bisedohet për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve, potencialet ekonomike për bashkëpunim, si dhe thellimin e tyre”, kumtoi MPJ. Nga kjo ministri theksojnë se bisedimet do të përqendrohen në integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë dhe prioritetet e presidencës austriake me Bashkimin Evropian në gjysmën e dytë…

Lexo më Shumë

Në pajtim me partnerët nga BE-ja dhe NATO dhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore Maqedonia ka vendosur të largojë një diplomat të Federatës Ruse që ka qenë me mision në Maqedoni për shkak të rastit Skriptal, gjegjësisht shfrytëzim jolegal të armëve kimike. Kjo është në kundërshtim me të drejtat kombëtare dhe ndikon në sigurinë e shtetit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. 26 March 2018 / 19:38

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 19:31 “Pasi e kisha pajisjen, kur shkova te kryetari i komunës, unë e bëra që ta thotë atë me paratë”, me këtë citat përfundoi dëshmia gjashtëorëshe e biznesmenit nga Strumica Ivan Nikolov kundër kryeministrit Zoran Zaev për rastin “Mitmarrja”. gjykatësja Dobrila Kacarska në fund pyeti, nëse para apo pas takimit që Nikollov i ka incizuar në mënyrë të fshehtë me ndihmën e MPB-së në kabinetin e kryetarit të Strumicës Zaev, ka marrë instruksione nga policia dhe prokuroria çfarë të nxjerrë si përgjigje, Nikollov u përgjigj: “Unë vetë e dija si ta pyesja, më herët më kërkoi…

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 17:45 Kryeministri Zoran Zaev thekson se bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe Qeverisë janë akoma larg epilogut. Sipas tij, subjektet fillimisht duhet t’i vendosin linjat e bisedimeve dhe më pas të konkretizohen. Zaev shtoi se deri më tani nuk është biseduar ndarja e dikastereve, duke mohuar në të njëjtën kohë se shpejt mund të pritet një takim mes tij dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti për këtë çështje. Ideja është që të zgjerojmë shumicën parlamentare për dy arsye; e para të forcojmë shumicën me qëllim që deputetët të kenë më shumë kohë të kalojnë me…

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 17:23 Sa u takon negociatave për emrin, kryeministri Zaev deklaroi se takimi i dy ministrave Dimitrov dhe Kocias me ndërmjetësin Nimic më 30 mars është një hap tjetër me të cilin palët i afrohen mjaftë fundit të negociatave. Ai shtoi se pret një draft-marrëveshje edhe nga ana e ndërmjetësit Nimic. “Fokusi, para së gjithash, është në datën 30 ku pres gjëra thelbësore nga i gjithë procesi i negociatave. Sepse edhe kur mbërrijnë draft-marrëveshje, ata janë formë ose kornizë dhe asgjë nuk ndryshohet nëse nuk ka ndonjë gjë thelbësore nga procesi negociues. Unë pres që të bëhet…

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 17:12 Gjykata Supreme vendosi për ankesat e të dyshuarve lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit të vitit të kaluar. Për të gjithë të dyshuarit shfuqizohen pikat 2 dhe 3 nga neni 165 i Ligjit për vepra penale si kusht për të vazhduar me masën paraburgim dhe arrest shtëpiak”, njoftuan nga Gjykata Supreme. Për të dyshuarit Krste Mukoski, Sasho Vasilevski, Mitko Çavkov, Munir Pepiq, Dushko Lazarov, Goran Gjoshevski, Oliver Popovski dhe Mitre Pitropovski masa paraburgim zëvendësohet me masën burg shtëpiak. Të dyshuarit Zaharie Simovski, Ilia Slavevski, Gorance Angjelovski, Vlatko Trajkovski dhe Viliam…

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 16:15 Për më shumë se 18 vjet, objekti i shkollës fillore në fshatin Sellcë të Tetovës mbetet i papërfunduar. Ai ka filluar të ndërtohet në vitin 2000 dhe është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut. Për pasojë, rreth 350 nxënës të fshatit Sellcë, mësojnë në shkollën e vjetër 70 vjeçare, njëra pjesë e së cilës, ende ka dysheme dërrasash që lyhen me vaj të djegur që është i dëmshëm për shëndetin e nxënësve Kjo shkollë është e vjetër, e ndërtuar në vitin 1954 diku, dhe klasat kanë qenë me dysheme me dërrasa dhe kohë pas…

Lexo më Shumë

26 March 2018 / 15:58 Pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të LSDM-së, java në vijim do të jetë vendimtare për shumicën Parlamentare dhe Qeverinë. Burime qeveritare bëjnë të ditur se në këtë javë do të intensifikohen takimet e kryeministrit Zoran Zaev me subjektet politike. Ndonëse nga socialdemokratët nuk bëjnë me dije, Alsat M mëson se të mërkurën ose të enjten pritet takim mes kreut të LSDM-së, dhe atij të Lëvizjes Besa, Afrim Gashi. Nga kjo e fundit mohojnë se në bisedimet e deritanishme është biseduar konkretisht për dikastere. Sipas burimeve të Alsat M, bisedimet deri më tani janë zhvilluar për…

Lexo më Shumë