27 March 2018 / 9:58
Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndët e PSP-së “Shënjestra”, “Fortesa” dhe “Dhuna në Qendër”.
Në lëndët “Shënjestra” dhe “Fortesa” kanë të bëjnë me përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e materialit të përgjimeve, të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski dhe i punësuarit në DSK, Nikolla Boshkovski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Ndërkohë seancë gjyqësore është caktuar edhe për lëndën “Dhuna në Qendër”, ku të akuzuar janë 12 persona, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniella Rangellova.


