27 March 2018 / 9:05
Në organizim të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, sot do të mbahet debat publik me temë “Propozim ligj për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Shërbime mediatike, audio dhe audiovizuale”.
Sipas komisionit, për shkak të rëndësisë së temës, me qëllim të debatit të gjerë dhe konstruktiv, në debatin publik janë të ftuar anëtarë të Qeverisë, mediave, portaleve, shoqatave gazetareske, përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe të organizatave joqeveritare.

