27 March 2018 / 11:14
Seanca gjyqësore për rastin “Target” dhe “Fortesa” të PSP-së është anuluar për më 15 maj, për shkak të procedurës rreth ekstradimit që po zhvillohet para Gjykatës Supreme në Greqi për dy të akuzuarit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.
Gjykata ka njoftuar se do të shqyrtohet mundësia për ndarjen e procedurës në rast se deri në javën e ardhshme Grujevski dhe Boshkovski nuk do të ekstradohen.


