Author: almakos

23 March 2018 / 10:51 Mbërritja në Aeroportin e Shkupit, pas 12 vitesh të një zyrtari grek në Maqedoni, të Ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotcijas, por edhe pozicionet e kundërta gjatë bisedimeve për emrin, janë pjesë e debatit në mediumet greke, posaçërisht vëmendje tërheqin tekstet e të dyja palëve. Përveç delegacionit grek të MPJ-së me në krye me Kotcijas, në Shkup mbrëmë kishin arritur edhe gazetarët e Greqisë nga mediume të ndryshme. Televizionet greke mbrëmë gjatë transmetimit të lajmeve në mënyrë direkte ishin të kyçura nga Shkupi. ”Klima e zhvillimit të bisedimeve mund të themi se është e çuditshme.…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 10:26 Me protesta dhe brohoritje kundër ndryshimit të emrit shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, i filloi takimet sot në Shkup. Para Ministrisë së Punëve të Jashtme ku Kocijas filloi agjendën e ngjeshur të takimeve me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, ishin tubuar një grup qytetarësh me flamuj dhe pankarta në duar. Porositë e protestuesve që bien në sy janë: “Maqedonia është e maqedonasve”, “Ndal diskriminimit ndaj maqedonasve”, Greqi respekto të drejtat elemetare të njerëve”, ” Ndal holokaustit ndaj maqedonasve”, etj. Bëhet e ditur se organizator të protestave janë ”Të gjithë për Maqedoni të përbashkët”…

Lexo më Shumë

23 March 2018 / 10:07 Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë gjyqësore edhe për rastin “Tortura” ku i dyshuar kryesor është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike. Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore. Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 19:01 Gjatë ditës një grup qytetarësh protestuan para Ministrisë së Jashtme dhe Qeverisë kundër vizitës së shefit të diplomacisë greke Kocijas në Shkup. Ata kërkuan edhe ndërprerjen e bisedimeve për emrin. Protestuesit kanë vazhduar marshin edhe para hotelit ku qëndron Kocias. Nesër në orë 09:00 janë paralajmëruar protesta të tjera gjithmonë Ministrisë së Jashtme.  [embedded content]

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 18:42 Policia financiare ka ngritur padi penale kundër Pasko Kuzman, ish drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Përveç tij, padi penale ka marrë edhe një persona nga Kroacia për rastin me ndërtimin e universitetit të Shën Klimentit në Ohër. Sipas padisë, Kuzman në vitin 2010 ka lidhur marrëveshje me kompaninë “Konstruktor Inzhenering” nga Spliti pa garanci bankare për kryerje cilësore të punimeve. Personi i dyshuar nga Kroacia në librin e ndërtimtarisë ka shënuar të dhëna të rrejshme dhe kështu i janë paguar 19 milionë denarë. Kuzman për mediat e Ohrit deklaroi se ai do…

Lexo më Shumë

Kocias dhe delegacioni grek zbritën para pak çastesh në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ndërsa vizitën do ta fillojnë me një takim joformal me ministrin e Jashtë,  Nikolla Dimitrov. Vizitat zyrtare me kreun e shtetit dhe përfaqësuesit politikë do t’i zhvillojë ditën e premte. Sipas paralajmërimeve, dy palët pritet që të prezantojnë dhe diskutojnë projekt-marrëveshjet që kanë hartuar veç e veç, si hap parapërgatitor për takimin e përbashkët me ndërmjetësuesin, Metju Nimic. Zyrtarisht nuk janë publikuar detaje nga projekt-marrëveshjet e hartuara nga Shkupi dhe Athina. Ajo që dihet është se projekt marrëveshjet nuk përmbajnë emër konkret. Të paktën kështu deklaroi kryeministri,…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 16:11 Turpi për regjistrimin e dështuar në vitin 2011 ra në llogari të Entit Shtetëror të Statistikës, thotë drejtori i këtij institucioni Apostoll Simovski. Ndërsa hetimin e Prokurorisë Speciale për dyshimin se Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, janë dakorduar për ndërprerje të numërimit të popullsisë nuk deshi ta komentojë. Si punonjës në Entin e statistikave për 27 vjet, Departamenti i regjistrimit, megjithatë nuk ka qenë pjesë e operacionit të kryer shtatë vjet më parë. Për Simovskin dështimi është parë kur është formuar Komisioni Shtetëror i regjistrimit dhe është shkelur Ligji për Statistikë shtetërore. Arsyeja për dështimin…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 16:01 Kaluan 8 ditë nga miratimi i Ligjit për Gjuhët në Kuvend por Presidenti Ivanov edhe më tej refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e tij në Gazetën Zyrtare. Për të tretën herë me radhë, kabineti i Presidentit Ivanov refuzon që të përgjigjet në pyetjet e Televizionit Alsat, në lidhje me nënshkrimin e dekretit të Ligjit për gjuhët. Ndërkaq nga Gazeta Zyrtare mohojnë që në adresë të tyre të ketë arritur ndonjë dokument për shpalljen e Ligjit për Gjuhët. Duke mos dashur që të komentojnë shumë, nga Gazeta Zyrtare thanë se do të veprojnë në…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 15:52 Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocijas dhe delegacioni grek pasdite pritet të bëjë aterrimin historik pas 12 vitesh në Shkup, pas riemërimit të Aeroportit. Kryediplomati grek do të ketë një darkë pune me homologun e tij maqedonas, ndërsa nesër do ta realizojë agjendën e takimeve me liderët shtetëror. Vizita, si intensifikim i negociatave për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar nxiti reagime të shumta në Greqi. Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos pa zbuluar detaje të propozim-marrëveshjeve të cilët janë shkëmbyer midis dy palëve ku përsëriti qëndrimin e palës greke për emër ‘erga omnes’. Ajo që është…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 15:23 “Shkupi 2014”, vdekja e gazetarit Nikolla Mladenov, mbyllja e TV A1, “Birra Fest “janë vetëm një pjesë e 130 – rasteve parahetuese që i udhëheq Prokuroria Speciale Publike. Në një intervistë për TV 24, prokurorja speciale Katica Janeva, tha se për projektet barok në “Shkupi 2014” ka një hetim financiar, që duhet të tregojë se si janë bërë porositë dhe ku kanë përfunduar paratë. Pas projektit, siç tha Janeva, qëndron jo një, por më shumë kreatorë. Ka shumë material që shqyrtohet, një periudhë e gjatë që kur është ndërtuar, e ndamë në grupe të caktuara…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 15:14 Niveli i Liqenit të Ohrit, në gjendje alarmuese. Për vetëm 24 orë është rritur për më shumë se 5 centimetra. Sot është 15 centimetra mbi lartësinë maksimale të lejueshme dhe është 693.9 metra mbi nivelin e detit. Kjo është më e dukshme përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit. Ambientalistët paralajmërojnë se situata do të përkeqësohet, sidomos pas paralajmërimeve për reshje të reja, si dhe pas shkrirjes së përnjëhershme të borës në malet përreth. Patjetër duhet të kihet kujdes dhe nuk guxon më shumë të rritet niveli i liqenit. Në vitet e 60 të shekullit të…

Lexo më Shumë

22 March 2018 / 14:06 Qytetarët e Maqedonisë që nuk janë të regjistruar në librin amë, respektivisht nuk posedojnë certifikatë të lindjes tani u jepet mundësia për tu pajisur me të njëjtën. Prej 1 prill e deri më 30 shtator të këtij viti, qytetarë në fjalë kanë mundësi që këtë të drejtë ta realizojnë duke aplikuar në qendrat rajonale të Drejtorisë për udhëheqje të librave amë. Në këtë projekt pritet të përfshihen rreth 3 mijë persona që ballafaqohen me këtë problematikë. Për momentin paraqiten 550 persona që nuk mund të zgjidhen përmes DNK analizës ose elemente të tjera që janë…

Lexo më Shumë