22 March 2018 / 18:42
Policia financiare ka ngritur padi penale kundër Pasko Kuzman, ish drejtor i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Përveç tij, padi penale ka marrë edhe një persona nga Kroacia për rastin me ndërtimin e universitetit të Shën Klimentit në Ohër. Sipas padisë, Kuzman në vitin 2010 ka lidhur marrëveshje me kompaninë “Konstruktor Inzhenering” nga Spliti pa garanci bankare për kryerje cilësore të punimeve. Personi i dyshuar nga Kroacia në librin e ndërtimtarisë ka shënuar të dhëna të rrejshme dhe kështu i janë paguar 19 milionë denarë. Kuzman për mediat e Ohrit deklaroi se ai do jetë dëm kolateral i këtij rasti, por theksoi se e ka prishur marrëveshjen me kompaninë në fjalë pasi ata nuk kanë filluar punën ndërtimore.


