23 March 2018 / 16:24
Protestuesit që kundërshtojnë negociatat për emrin u mblodhën përsëri para Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ata thonë se nuk do të lejojnë ndryshimin e emrit dhe as largimin e përmendores së Luftëtarit në kalë. Politikën e qeverisë dhe aktivitetet për zgjidhjan e kontestit me emrin i quajtën fashiste dhe antimaqedonase.
Protestojmë që Kociasit t’u tregojmë se kjo është Maqedonia e maqedonasve dhe as emrin nuk do të na e ndërrojnë. 02.34 Erdhi koha që ne maqedonasit të luftojnë në vendin e tyre për të drejtat e tyre.03.26 Emri, shteti dhe gjuha nuk ndërrohet.
Në fakt bëhet fjalë për vazhdimin e një politike fashiste, antimaqedonase dhe politikë joprincipiele nga ana e grekëve kundër popullit maqedonas.07.36 Jam këtu për t’ju thënë atyre që kanë ardhur që të tërhiqen nga këto politika gjenocide.
Jam këtu për të thënë që as rastësisht të mos kërkojnë nga Zaevi që ta shkatërrojë përmendoren e “Luftëtarit në kalë” dhe “Portën Triumfale”.
Alsat M


