22 March 2018 / 12:19
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuara që të dyja palët të shfrytëzojnë dritaren e mundësive që tani është e hapur, tha ambasadori i SHBA-së në Greqi Xhefri Pajat në një intervistë për portalin grek “News247”.
Lidhur me çështjen e emrit, ai zbulon se kjo temë ishte një pjesë e rëndësishme e bisedimeve që Ndihmës Sekretari i Shtetit Miçell kishte në Athinë dhe kishte mundësinë të “ndante disa nga përshtypjet e tij nga bisedimet në Shkup”.
Siç raportoi korrespondenti i MIA-s në Athinë, Pajat thotë se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të KB-së në bisedimet e emrit.
“Mënyra më e mirë për të mbështetur Nimicin, për të mbështetur këtë diplomaci, nuk është që të flasim apo spekulojë se si po shkojnë bisedimet, por përkundrazi duke treguar pikëpamjen amerikane, se tani është mundësia për të lënë pas vetes këtë problem, në një mënyrë që është e mirë për Greqinë, e mirë për popullin e Shkupit, por është gjithashtu e mirë për rajonin më të gjerë”, thotë Pajat në një intervistë me portalin grek.
Ambasadori amerikan shton se SHBA-ja e ka të qartë edhe pas takimit të Miçel me Kocijasin edhe pas vlerësimeve nga ekspertët e SHBA-së në Shkup, se edhe qeveria greke edhe ajo e Maqedonisë duan që të gjejnë një zgjidhje.


