19 March 2018 / 18:55 Komisioni për zgjedhje dhe emërime, me shtatë vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë të “përmbajtur” i konstatoi dorëheqjet e pesë anëtarëve të Komisionit Anti-korrupsion. Anëtari i BDI-së në këtë komision, deputeti Artan Grubi u bëri thirrje që edhe dy anëtarët e mbetur të anti-korrupsionit, të japin dorëheqje që ky komision të fillojë e të funksionojë ashtu siç duhet. Hari Llokvenec, gjithashtu anëtari Komisionit për emërime, tha se dorëheqja e dy anëtarëve të tjerë do të pranohet, por pasi që të formohet formacioni i ri i anëtarëve të anti-korrupsionit, me qëllim që ky institucion të mos…
Author: almakos
19 March 2018 / 16:24 Grupi parlamentar i BDI-së I jep mbështetje të plotë palës mbrojtëse në rastin e Almirit dhe kërkon që autori I kësaj vepre të merr dënimin e merituar. Deputeti Artan Grubi tha se nuk paragjykon rastin për pamjet e publikuara tregojnë fajtorin e vërtetë të rastit. Këto komenti deputeti I BDI-së I bëri pas takimit me avokatin Asmir Alispahiq. Ky i fundit tha se mbështetja e deputetit Grubi dhe gjithë shoqërisë në këtë rast jep shpresë për përfundim pozitiv të rastit. Në këtë bashkëbisedim dhe në veprimet e mëtutjeshme, qoftë edhe me autoritetet tjera të gjejmë…
19 March 2018 / 16:12 Reformat në ligjin për kujdes Shëndetësor shënojnë ngecje, kështu shprehen nga shoqatat e shumta të cilat janë pjesë e grupeve punuese, të cilat përgatisin ndryshimet në Ligjin për kujdes shëndetësorë. Nga shoqata “Enigma” e cila në ministrinë e Shëndetësisë ka dorëzuar 30 kërkesa për ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore, shprehen të revoltuar me këtë gjendje, ngase për katër muaj resht grupet e punës nuk kanë qenë fare aktive. Ata kërkojnë nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe që të intensifikojë punën për sjelljen e këtyre ndryshimeve ligjore me qëllim që pacientëve të ju sigurohen kushte…
19 March 2018 / 15:32 Gjysma e çimentos së importuar në vend nuk i plotëson standardet e cilësisë. Këtë e tregon hulumtimi që është bërë me kërkesë të disa kompanive ndërtimore në vend. Sipas analizës, gjatë ekspansionit ndërtimorë në Maqedoni para disa viteve, janë importuar sasi të larta të çimentos jocilësore. Në vend, njëkohësisht është importuar edhe armaturë e cila nuk i ka poseduar veçoritë e nevojshme sipas standardeve tona. Më pas, produktet menjëherë janë larguar nga përdorimi, por tashmë dëmi është bërë. Një pjesë e tyre janë përdorur për ndërtim. Nëse armatura nuk bën, patjetër të largohet. Rrjetat e…
19 March 2018 / 15:02 Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka propozuar Qeverisë të formojë trup të posaçëm ekzekutiv me të cilin do të përmirësohet siguria në trafik dhe do të ulet numri i fatkeqësive me pasoja fatale. Detyra e trupit do të ishte që t’i detektojë të gjitha pikat kritike nëpër autostradat dhe të propozojë masa. Mesatarisht në vend gjatë vitit jetën e humbin prej 160 deri 200 persona, por se ky numër është më i lartë pasi në buletinet nuk janë përfshirë personat që kanë ndërtuar jetë në spital si pasojë e aksidentit të trafikut. Ne së…
19 March 2018 / 14:10 Prokuroria Speciale kërkon dënim me burg për gazetaren Ivona Talevska. Specialja sot ka dorëzuar ankesë pranë Apelit për vendimin e shkallës së parë të Gjykatës Penale për shqiptimin e dënimit me kusht. Nga Specialja shprehen se ankohen edhe për lartësinë e gjobave në të holla që Talevska dhe kompanitë ku ajo paraqitet si drejtuese duhet t’i paguajnë. Ndërkohë edhe avokatët e Talevskës paralajmëruan ankesa deri në Gjykatën e Apelit për vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës Penale Sipas aktgjykimit të shkallës së parë që pasoi pasi Talevska pranoi fajin, ajo duhej të paguaj mbi…
19 March 2018 / 13:40 Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin “Sopoti”, në mungesë të fakteve lidhur me akuzën për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës.Sipas prokurorëve të Prokurorisë Speciale, në fjalën përfundimtare para trupit gjykues thanë se si dëshmi e vetme është marrë deklarata e Ramadan Bajramit i cili me torturë psiko-fizike është detyruar të japë deklaratë të rrejshme. Të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ku njëri ka ndërruar jetë, 4 mbeten ende të pakapshëm për organet e rendit, kurse 6 të akuzuarit që ishin të pranishëm në seancë thanë se do të kërkojnë dëmshpërblim…
19 March 2018 / 12:31 Mediat greke zbardhin detaje të reja nga propozim-marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Marrëveshja përmban 55 paragrafë të vendosura në 20 faqe ka njoftuar radioja greke “Athina 984”. Gjithashtu theksohet se propozim-marrëveshja është përgatitur nga Ministria e Jashtme greke, e shqyrtuar në mënyrë të detajuar nga kryeministri Aleksis Cipras dhe ministri Nikos Kocias, ndërsa i përmban pikat të cilat edhe vet shefi i diplomacisë greke i paralajmëroi kohë më parë. Kjo marrëveshje sipas mediave greke do të mbërrij në Shkup të enjten, për kur dhe është paralajmëruar vizita e Kociasit në Shkup.…
19 March 2018 / 10:18 Kuvendi i Maqedonisë sot i rikthehet punës pas seancës së nxehtë të javës së kaluar kur u votua ligji për përdorimin e gjuhëve. Sot në rend dite është parashikuar seanca e 38-të ku do të shqyrtohen ligje në fushën e energjetikës, ekonomisë, shëndetësisë dhe sferave të tjera sociale. Ligje të ndryshme do të shqyrtohen edhe në komisionet parlamentare, ku janë parashikuar 13 të tilla. Kuvendi ka në proces ligje të rëndësishme që janë pjesë e reformave dhe që mbajnë flamurin e BE-së, duke qenë edhe priorite.
18 March 2018 / 16:26 [embedded content] Gjendja sot në Ohër është më e qetë në krahasim me një ditë më parë. Era dhe përmbytjet e të shtunës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale, sidomos te objektet e banimit dhe lokalet përreth. Qytetarët nuk ndihen të sigurt dhe druajnë se situata mund të përsëritet. [embedded content]
18 March 2018 / 16:11 Pollogu, të paktën edhe dy vitet e ardhshme nuk do të ketë fabrike për riciklimin e mbeturinave. Ky rajon i e përbërë prej nëntë komunave, nuk ka as plan për menaxhim rajonal të mbeturinave. Për momentin, plan për menaxhimin e mbeturinave në nivel rajonal nuk posedojmë. Kemi vetëm studimin e fizibilitetit i cili po ashtu do të pësojë revidim nga i njëjti konsultat. Po ashtu parashihen edhe disa masa infrastrukturore që do lehtësojnë dhe do të çojnë drejt zgjidhjes së problemit të mbeturinave pra kjo është ajo që bëjmë për moment si Qendër për zhvillim…
18 March 2018 / 15:50 Dhjetëra protestues sërish bllokuan rrugën para Qeverisë për të kërkuar tërheqjen e e Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe mos ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë. Duke pasur parasysh numrin e vogël të protestuesve, Filip Petrovski shfrytëzoi rastin që të bëj thirrje për siç theksoi ai, të bashkohen për të mbrojtur Maqedoninë. Protestës iu bashkua edhe Vëllazëria krishtere e cila veç tjerash adresoi kërcënime edhe ndaj deputetëve të cilët kanë votuar ligjin e gjuhëve. Protesta janë paralajmëruar edhe për fundjavën e ardhshme. Dua t’i bëj thirrje të gjitha shoqatave patriotike, shoqatave radikale, shoqatave dhe…

