20 March 2018 / 17:22
Ulësja dhe tavolina ku është ulur kryeministri i Kosovës është mbushur me dosje me ngjyrë të kuqe. Këto janë peticionet me mijëra nënshkrime të mbledhura nga VV e që kundërshtojnë demarkacionin. Shefi i GP të VV-së Glauk Konjufca bëri një kërkesë për kryeministrin Ramush Haradinaj.
“Kryeministër mos ua kthe shpinën këtyre qytetarëve”, tha Konjufca.
Demarkacioni në Kuvend, Haradinaj kërkon nga deputetët ta votojnë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paraqitur projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka ftuar të gjitha partitë dhe deputetët që të votojnë pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.
Sipas Haradinajt, ratifikimi i kësaj marrëveshje, nuk e cenon territorin e vendit.
“Vota pro këtij ligji sot me shumë se kurrë është votë për shtetin e Kosovës, është votë për perspektiven euroatlantike të vendit, është votë për liri të lëvizjes. I kemi analizuar të gjitha faktet dhe rreziqet dhe iu garantoj se ratifikimi i këtij projektligji me të gjitha dokumentet përcjellëse nuk e rrezikon territorin e Kosovës. Vendimi është në duar tuaja dhe miratimi i këtij ligji është kërkesë e shumicës së qytetarëve. Iu bëj thirrje pa dallim partie, etnie e dallime ideologjike që të votoni pro këtij projektligji”, tha Haradinaj.


