20 March 2018 / 12:45
Personi me inicialet B.M (53) nga Bogorodica është gjetur i vdekur mbrëmë në kabinën e rezervuarit “Voplo” në rrugën magjistrale Delçevo-Kalimi, kufitar Delçevë.
Ashtu siç deklaroi MPB, sipas inpektimit është konstatuar se B.M. ka pasur infarkt, me çka, me mjetin e tij që udhëtonte, kishte filluar të kthehet mbrapsht. Si pasojë pjesa e prapme e kamionit kishte kaluar në anën tjetër të rrugës, duke e kthyer në drejtim të kundër automjetit.
Në rrugë dhe në shenjat e komunikacionit nuk kanë dëmtime. Trupi i të vdekurit i’u është dorëzuar familjarëve.

