15 March 2018 / 15:49
Ndërmarrja shtetërore Elektranat e Maqedonisë (ELEM) pritet t’i ndërtojë hidrocentralet Çebren dhe Galishtë. I tërë investimi do të kushtojë rreth 220 milionë euro, mjete që duhet t’i sigurojë ndërmarrja. Vendimi është marrë në Këshillin Ekonomik, dhe për këtë kryeministri Zaev personalisht i ka njoftuar anëtarët e kabinetit. Mirëpo, lajmi i këtillë ende nuk ka arritur deri tek kompetentët në kompaninë ELEM.
Ne për momentin nuk kemi koment e as informatë – thonë nga ELEM-i.
Për momentin, as nga ELEM-i, por as nga Qeveria nuk shpalosin detaje për studimin e fizibilitit, për veçoritë teknike, për atë se si do të sigurohen paratë që të ndërtohen këto dy objekte energjetike, si dhe sa do kohë do të zgjasë ndërtimi. Qeveria dhe ELEM thonë se, edhe pse deri më tani është paralajmëruar disa herë, projekti në fjalë është sfidë dhe projekt shumë i rëndësishëm për të gjithë. Këtë periudhë të vitit të kaluar, qeveria e atëhershme e VMRO DPMNE-së, paralajmëroi se vendi është afër përzgjedhjes së koncesionerit i cili do t’i ndërtojë hidrocentralet Çebren dhe Galishtë, megjithatë kjo nuk ndodhi. Edhe pse drejtori i atëhershëm i ELEM-it dhe lideri aktual i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski siguronte se për të gjetur koncesioner, është ndryshuar edhe qasja gjegjësisht koncesionerëve u jepej mundësi vet të propozojnë zgjidhje teknike për ndërtimin. Megjithatë, në fund edhe ky tender, si edhe 12 tenderët paraprak, dështoi. Me dekada shteti dhe të gjitha qeveritë kërkonin kompani e cila do të investojë rreth gjysmë miliardë euro për hidrocentralet e Lumit të Zi.. Deri më tani, si investitorë të mundshëm përmenden RVE, ENEL, Verbund, Startkraft, por ata në vend që në Maqedoni, paratë i investuan në rajon.
Verica Pavlovska

