15 March 2018 / 20:09
Një mbikalim për kalimtarët në Majemi të Floridas të SHBA-së është shembur duke bllokuar dhjetëra persona, ndërkohë që mediat raportojnë se për momentin ka të paktën 5 viktima.
Mbeten të paqarta shkaqet e shembjes së mbikalimit, por në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë filluar punimet për heqjen e rrënojave në kërkim të të mbijetuarve.
Nga shembja e mbikalimit raportohet se janë edhe disa dhjetëra makina të dëmtuara. Mësohet se mbikalimi i shembur ishte inauguruar vetëm pak ditë më parë, të shtunën e kaluar.


