16 March 2018 / 16:40
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, zv. Kryeministri Enver Hoxhaj njoftoi ministrat se pala maqedonase ka kërkuar ndihmën e Kosovës për përdorimin e sistemit dygjuhësor në nivel qendror. Ai njoftoi kabinetin qeveritar mbi koordinimin e mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive.


