14 March 2018 / 14:28
Kërkesa e këshilltarit të Aleancës për Shqiptarët për rivotim në lidhje me vendosjen e përmendores se Qosetos, u hodh poshtë në mbledhjen me sotme të Këshillit Komuna të Komunës së Sopishtes. Të pakënaqur me këtë vendim, këshilltarët shqiptarë lëshuan seancën e këshillit. Ata u shprehën se vendosja e përmendores së Qosetos në Komunën e Sopishtes do të nxit urrejtje ndëretnike, andaj edhe këmbëngulin që votimi rreth përmendores në fjalë të bëhet me Badenter.
Votimi të jetë me badenter. Këtu jetojnë shqiptarë, turq dhe maqedonas. Vendosja e Qoses në Komunën e Sopishtes mund të nxit tensione. Jemi kundër dhe do të kërkojmë edhe metoda të tjera që Qoseja të mos vjen këtu – tha Orhan Gafuri, këshilltar i Aleancës për Shqiptarët.
Kërkojmë votim me badenter sepse ne jetojmë në një komunë multietnike. Jemi 30% shqiptarë në Sopishtë. 08:12 “Unë si këshilltarë i PDSH-së e bojkotoj këtë mbledhje. Do organizojmë protesta, nesë nuk ka votuar Aleanca atëherë kush e ka votuar. Këto po na manipulojnë – tha Bajram Bajrami, këshilltar i PDSH-së.
Kryetari i Këshillit Komunal të Sopishtes nga radhët e VMRO-DPMNE-së Jane Miceski mohon të ketë pasur parregullsi gjatë votimit të kaluar. Kreu i këshillit gjithashtu thotë se kjo punë do të lihet të pushojë deri në përfundimin e procesit gjyqësorë mes firmës dhe shoqatës që e posedon përmendoren.
Me 5 vota për dhe 5 kundër, u konstatua se nuk do të ketë rivotim të pikës për vendosjen e Qosetos apo për dhënien ë kësaj përmendore Komunës së Sopishtes, pra kjo pikë mbet valide. Përmendorja është lëndë e procesit gjyqësorë. Andaj po presim që të mbarojnë obligimet që kanë mes vete ata, dhe më pas do të interesohem për donacionin. Tani për tani kjo punë do mbetet me kaq – deklaroi Jane Micevski – VMRO-DPMNE
Gjatë votimit të parë, 6 persona kishin votuar “Pro” ndërsa 4 “Kundër”, në favor të vendosjes së Qosetos në Sopishtë. VMRO-DPMNE ka gjithsej 6 këshilltar, një prej të cilëve mungonte në seancën e parë. 3 këshilltarët e LSDM-së thonë se kanë votuar kundër, por të njëjtën e thonë edhe dy këshilltarët shqiptarë, ai i Aleancës për Shqiptarët dhe i PDSH-së. Mbetet e paqartë se kush nga këshilltarët opozitar ka votuar “Për” e kush “Kundër”.
Besian Leka


